NJU JORK - Asambleja e Përgjithshme e OKB ka votuar sot për të njohur Palestinën si shtet vëzhgues jo-anëtar -një lëvizje e cila u kundërshtua fuqimisht nga Izraeli dhe SHBA-ja.
Asambleja votoi 138 pro 9 kundër, dhe 41 shtete abstenuan. Shqipëria ishte nga 41 shtetet që abstenoi.
Menjëherë pas votimit, qindra palestinezë festuan në rrugët e Ramallah, në Bregun Perëndimor.Tani palestinezëve i jepet akses në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe rrjedhimisht,i jepet e drejta për të denoncuar veprime të ndryshme të izraelitëve si krime lufte apo krime kundër njerëzimit.
Sekretari i Përgjithshëmi Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, tha se votimi theksoi nevojën për rifillimin e negociatave të mirëfillta mes Izraelit dhe Palestinezëve. Ai u bëri thirrje të dy palëve të angazhohen përsëri për një paqe përmes negociatave.
Nga ana e tij Ambasadori i Izraelit në OKB Ron Prosor tha se votimi shtyn procesin e paqes "prapa", ndërsa SHBA ka thënë se ky veprim ishte "i pafat".

(Foto: urimi i ambasades palestineze ne facebook)
NETANJAHU: VOTIM I PAKUPTIMTE, CLINTON: VOTIMI JO PRODUKTIV
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu e quajti votën "të pakuptimtë", dhe tha se fjalimi e Abbas në Nju Jork nuk ishin "fjalët e një njeriu që dëshiron paqe". Presidenti palestinez Mahmud Abaz deklaroi në Nju Jork se votimi ishte "shansi i fundit për të shpëtuar zgjidhje e dy shteteve" me Izraelin.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton e quajti votimin "të pafat dhe jo produktiv ", duke thënë se vë më shumë pengesa në procesin e paqes.
QENDRIMI I SHQIPERISE PARA VOTIMIT
Kryeministri Berisha muajt e fundit mbajti një qëndrim të pastër pro-izraelit dhe kundër Palestinës. Në një takim që zhvilloi vitin e kaluar në Izrael gazeta prestigjioze “Jeruzale Post” shkruante se kryeministri Berisha pat thënë se “Përpjekja e Palestinës për tu njohur si shtet në OKB, sabotoi procesin e paqes.” Deklarata u bë në një takim që kryeministri pati me kryetarin e Knesset, (Parlamentit) Reuven Rivlin, më 21 nëntor 2011 dhe u publikua nga gazeta prestigjioze "Jeruzalem post" në faqen e saj online, ndërsa në njoftimin për shtyp të zyrës së shtypit e këshillit të ministrave në Shqipëri, nuk thuhej asgjë. Madje pas kësaj ambasadori i Palestinës kërkoi sqarime për këtë deklaratë. Me 21 nentor 2011: Berisha: Njohja e Palestines saboton paqen
SHPRESA E AMB. PALESTINEZE: SHPRESOJME QE SHQIPERIA TE VOTOJE PRO
Ndërkohë Ambasada e Palestinës në Tiranë publikoi mbrëmë një njoftim për shtyp ku shkruante se shpresonte që Tirana të votonte pro.
“Asambleja e Përgjithëshme do të zhvillojë sot në orën 21:00 seancën e radhës (me orën lokale të Shqipërisë), ku Presidenti i Shtetit të Palestinës do të mbajë një fjalim, dhe më pas do të votohet për anëtarësimin e Shtetit të Palestinës, shpresojmë nga Qeveria Shqiptare, që të votojë “pro” kërkesës së Palestinës. Gjithashtu falënderojmë Bashkimin Europian, si dhe të gjitha shtetet të cilat deklaruan haptazi përkrahjen e tyre ndaj anëtarësimit të Palestinës. Sipas përllogaritjeve tona, votimi do të jetë me shumicë dërrmuese në favor të Palestinës,” thuhej në deklaratën e djeshme.
VOTIMI NE OKB
NE FAVOR: Afghanistan, Algeria, Angola, Antigua and Barbuda, Argentina, Armenia, Austria, Azerbaijan, Bahrain, Bangladesh, Belarus, Belgium, Belize, Benin, Bhutan, Bolivia, Botswana, Brazil, Brunei Darussalam, Burkina Faso, Burundi, Cambodia, Cape Verde, Central African Republic, Chad, Chile, China, Comoros, Congo, Costa Rica, Côte d’Ivoire, Cuba, Cyprus, Democratic People’s Republic of Korea, Denmark, Djibouti, Dominica, Dominican Republic, Ecuador, Egypt, El Salvador, Eritrea, Ethiopia, Finland, France, Gabon, Gambia, Georgia, Ghana, Greece, Grenada, Guinea, Guinea-Bissau, Guyana, Honduras, Iceland, India, Indonesia, Iran, Iraq, Ireland, Italy, Jamaica, Japan, Jordan, Kazakhstan, Kenya, Kuwait, Kyrgyzstan, Lao People’s Democratic Republic, Lebanon, Lesotho, Libya, Liechtenstein, Luxembourg, Malaysia, Maldives, Mali, Malta, Mauritania, Mauritius, Mexico, Morocco, Mozambique, Myanmar, Namibia, Nepal, New Zealand, Nicaragua, Niger, Nigeria, Norway, Oman, Pakistan, Peru, Philippines, Portugal, Qatar, Russian Federation, Saint Kitts and Nevis, Saint Lucia, Saint Vincent and the Grenadines, Sao Tome and Principe, Saudi Arabia, Senegal, Serbia, Seychelles, Sierra Leone, Solomon Islands, Somalia, South Africa, South Sudan, Spain, Sri Lanka, Sudan, Suriname, Swaziland, Sweden, Switzerland, Syria, Tajikistan, Thailand, Timor-Leste, Trinidad and Tobago, Tunisia, Turkey, Turkmenistan, Tuvalu, Uganda, United Arab Emirates, United Republic of Tanzania, Uruguay, Uzbekistan, Venezuela, Viet Nam, Yemen, Zambia, Zimbabwe.
KUNDER: Canada, Czech Republic, Israel, Marshall Islands, Micronesia (Federated States of), Nauru, Palau, Panama, United States.
ABSTENIM: Albania, Andorra, Australia, Bahamas, Barbados, Bosnia and Herzegovina, Bulgaria, Cameroon, Colombia, Croatia, Democratic Republic of the Congo, Estonia, Fiji, Germany, Guatemala, Haiti, Hungary, Latvia, Lithuania, Malawi, Monaco, Mongolia, Montenegro, Netherlands, Papua New Guinea, Paraguay, Poland, Republic of Korea, Republic of Moldova, Romania, Rwanda, Samoa, San Marino, Singapore, Slovakia, Slovenia, The former Yugoslav Republic of Macedonia, Togo, Tonga, United Kingdom, Vanuatu.

(Foto votimi ne OKB, Shtetet qe votuan ne krah kane dhe germen qe perkon me votimin, Y, per YES (po), N për No, (jo), dhe A për Abstain (abstenim)
Redaksia online
(Lajmi fillimisht u publikua me 29 nentor ora 23: 45 dhe u perditesua ne vazhdim, me 30 nentor)
(b.m/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com