Palestinë, dyshime për vdekjen
e Arafatit, të martën zhvarrosja
Trupi i udhëheqësit palestinez Jaser Arafat do të zhvarroset të martën, thanë zyrtarët palestinezë. Kufoma do ti nënshtrohet një ekspertize për të verifikuar nëse vdekja e tij në Paris në vitin 2004 u shkaktua nga helmimi.
PALESTINE - Trupi i udhëheqësit palestinez Jaser Arafat do të zhvarroset të martën, thanë zyrtarët palestinezë. Kufoma do ti nënshtrohet një ekspertize për të verifikuar nëse vdekja e tij në Paris në vitin 2004 u shkaktua nga helmimi. Nga ekspertiza mjekoligjore e Arafat-it thuhet se ai kishte pësuar një hemorragji celebrale që i shkaktoj më pas vdekjen.
Gjatë analizave të bëra mbi sendet personale dhe kampionëve biologjikë të liderit palestinez, u gjend një nivel domethënës poloniumi - 210”, u shpjegua në një dokumentar nga disa ekspertë zvicerian.
Në gusht, prokurorët francez hapën një hetim për të zbardhur plotësisht shkaqet e vdekjes së tij .
E veja e tij, Suha i ka kërkuar Autoritetit Palestinez që të lejoj për zhvarrosjen e trupit të burrit të saj "për të zbuluar të vërtetën".
Shkencëtarët nga Franca, Zvicra dhe Rusia do të bëjnë analiza të tjera laboratorike për të zbardhur shkakun e vdekjes – tha ish-shefi i inteligjencës palestineze Tawfik Tirawi për gazetarët.
Trupi Arafatit do të rivarroset në të njëjtën ditë me nderime ushtarake.
Arafati, i cili udhëhoqi Organizatën Çlirimtare të Palestinës për 35 vjet dhe u bë presidenti i parë i Autoritetit Palestinez në vitin 1996, u sëmur në selinë e tij në Ramallah dhe vdiq në Paris më 11 nëntor të vitit 2004 në rrethana që mbeten ende misterioze.
Shumë palestinezë vazhdojnë të besojnë se Izraeli e helmuar atë. Por Izraeli ka mohuar çdo përfshirje.
Jaser Arafat kaloi një pjesë të mirë të jetës duke u munduar të mbronte të drejtat dhe njohjen nga Izraeli të popullit të tij.
(lc/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
68.3%
-
Të gabuar
21.5%
-
Nuk kam mendim
10.2%
Vota total: 685
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Juventusi prezanton afrimin e parë të janarit, akord edhe me sulmuesin e PSG-së
16 Janar, 12:59
-
Kosovë, gjoba për gjuhën denigruese/ I thanë Kurtit, Hitler! LDK gjobitet me 20 mijë euro, 3 mijë për replikën e Kryeministrit 'LËDËKYHI'
16 Janar, 12:55
-
Berisha: Rama ia dha Sazanin dhëndrit të Trump për influencë politike! Shpërblim atyre që tregojnë pronat e zyrtarëve! Ulja në gjunjë ndaj Melonit? Teatralitet!
16 Janar, 12:52
-
Kontrata që i shkaktoi humbjen e madhe, në Spanjë zbulojnë pse erdhi divorci i papritur i Pep Guardiolës
16 Janar, 12:37
-
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, qytetarët festë në rrugët e shkatërruara të Gazës
16 Janar, 12:34
-
Rindërtimi/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet e partiçkave politike, luftojnë për 5 vota
16 Janar, 12:27
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Në tarracë pistë për helikopterët e urgjencës! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
Alban Daci: Merr çantën e largohesh me kokën mbrapa se do të kthehesh!
16 Janar, 12:19
-
Kryeministri britanik shkon në Kiev, nënshkruhet marrëveshja historike me Ukrainën
16 Janar, 12:16
-
Vota e Diasporës/ Shkon në rreth 20 mijë numri i aplikimeve nga emigrantët, 72% e kërkesave ndodhen nën shqyrtim! Shifër e lartë refuzimesh, duhet dokument i ri
16 Janar, 12:15
-
10 kontraktorët më të mëdhenj të qeverisë më 2024: Gjoka, Salillari, Fusha, Hamz Islamaj, Gogaj, Ramë Geci, Paqësor Buzi, Idajet Ismailaj e Agim Kola
16 Janar, 12:05
-
Në kërkim për trafik droge, pranga turkut në Muriqan! I dënuar me 13 vjet burg (EMRI)
16 Janar, 12:02