JERUZALEM- Më shumë se 80 mijë myslimanë u falën në xhaminë “Al-Aksa” të Jeruzalemit, duke shënuar kështu të premten e parë të muajit të shejntë të Ramazanit.
Xhamia “Al-Aksa” është ndërtuar nga pushtuesit arabe në vitin 691 në vendin ku muslimanët mendojnë se profeti i tyre Mohamed filloi udhëtimin e tij të natës në qiell.
Kjo xhami ndodhet në tokën e kontrolluar nga izraelitët. Palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor për të hyrë brenda xhamisë, duhet të kalojnë pikat e kontrollit të ngritura nga policia izraelite për motive sigurie.
Xhamia “Al Aksa” është vendi i tretë i shenjtë për myslimanët e botës pas asaj në Mekë dhe në Medinë.
Izraeli pushtoi Jeruzalemin Lindor, duke përfshirë edhe vendet e shenjta, në luftën e vitit 1967 duke e aneksuar atë më vonë, dhe duke e shpallur qytetin si kryeqytetin e saj "të përjetshëm dhe të pandashëm".
Pretendimi izraelit për zonën nuk njihet nga ndërkombëtarët, dhe palestinezët duan pjesën e tyre lindore, si pjesë e shtetit të tyre.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com