JERUSALEM - Të paktën pesë raketa u hodhën sot nga Rripi i Gazës drejt Izraelit pas mbarimit të një armëpushimi treditor që lëvizjet palestineze kanë deklaruar se nuk duan ta zgjasin, njoftoi ushtria izraelite.

"Lëvizjet palestineze refuzuan sot në mëngjes zgjatjen e armëpushimit me Izraelin, që mbaroi sot në Rripin e Gazës", njoftoi zëdhënësi i lëvizjes islamike Hamas.

"Pas tre muajsh amrëpushim, lëvizjet palestineze refuzuan të zgjasin armëpushimin por negociatat vazhdojnë", deklaroi Fawzi Barhoum, zëdhënës i Hamasit në Gaza.

Izraeli zhvilloi për gati një muaj një ofensivë të përgjakshme mbi territoret palesitneze duke theksuar se kërkon t'i japë fund sulmeve me raketë me prejardhje nga Gaza./ATSH/