Uniformat blu të policisë së shtetit edhe gjatë javës që sapo mbyllim ka realizuar jë sërë aksionesh të përbashkëta me institucionet e tjera, për të goditur paligjshmërinë në drejtim të vjedhjes së energjisë elektrike, ndërtimeve pa leje si dhe prerjes së paligjshme të pyjeve.
Sipas ekspertëve të dikasterit blu, bëhet e ditur se gjatë kësaj kohe janë kryer 3.432 kontrolle në terren ku u evidentuan 22 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 22 autorë. Nga këta, 11 autorë janë arrestuar në flagrancë, 4 autorë janë shpallur në kërkim dhe 7 autorë ndiqen në gjendje të lirë.
Në fushën e ndërtimeve të paligjshme, nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 17 raste të ndërtimeve pa leje. Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 17 autorë nga të cilët, 2 autorë janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 15 autorë ndiqen në gjendje të lirë.
Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, gjatë kësaj periudhe në të gjithë vendin janë evidentuar 7 raste me 7 autorë, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 6 ndiqen në gjendje të lirë.
Ndërsa në fushën e organizimit të lotarive të palejuara, Policia e Shtetit ka evidentuar 5 raste me 5 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com