Pallat sporti në Xhafzotaj, Rama:
Ligj për sponsorizimin e ekipeve

Pallat sporti në Xhafzotaj, Rama:<br />Ligj për sponsorizimin e ekipeve<br>
DURRES-Kryeministri Edi Rama ka inauguruar pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” në Xhafzotaj. Shefi i qeverisë shqiptare theksoi se po punohet me komunitetin e sportit për t’i hapur rrugë një ligji bashkëkohor për sponsorizimin e sportit, që sipas tij do të sjellë më shumë mbështetje financiare.

 

Në Durrës dhe qytete të tjera ka pasur basketboll, shpresoj që zv/ ministri i Sportit do të jetë në lartësinë e detyrimit tonë për të mbështetur këto nisma dhe bashkë me komunitetin t’i hapim rrugë një ligji bashkëkohor për sponsorizimin, që të jetë një rrugë për të krijuar më shumë mbështetje financiare për sportin, sportet e tjera, se futbolli i ka mundësitë që sportet e tjera nuk i kanë, pasi është më tepër një industri.

Mundësi e madhe që përmes rrugëve për të stimuluar financiarisht këtë aktivitet për të tërhequr më shumë fëmijë. Vlerësim maksimal krijuesit të këtij pallati fantastik, Iglit, që ka nderuar një emër të madh, një legjendë të basketbollit, që ka ngritur emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare
” tha ai.

d.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset