Pallati 6 katësh në prag rrëzimi në Gjirokastër, 15 familje kërkojnë ndërhyrje emergjente

 

15 familje të një pallati 6 katësh në lagjen ‘Punëtori në Gjirokastër prej 2 vitesh jetojnë nën frikë pasi nga momenti në moment pallati rrezikon të shembet. Në 5 janar të 2018, trualli nën pallatin 6 katësh për shkak të lëkundje tektonike rrëshqiti duke rrezikuar shembjen e pallatit.  Banorët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë nga bashkia ndërhyrje emergjente pasi jetesa në ato kushte përbën rrezik për jetën.

"Kemi frike na kanë lënë këshu një vit e gjysëm. Do fillojnë dhe shirat do vije dimri. Kemi frikë të qëndrojëm, kemi frikë të rrimë. Do zëre fëmijët brënda se ne ska gjë. Sa vjen ditë përditë çahet vëndi. Tronditet. Ne nuk dimë se çfar të bëjëm tani." kanë thënë banorët.

Ndërkohë bashkia e Gjirokastës ka hartuar projektin vitin e kaluar me vlerë 3.8 milionë lekë për studimin inxhinierik për stabilizimin e rrëshqitjes. Por edhe pse është një projekt emergjent ende nuk është marrë asnjë masë për pallatin 6 katësh.

"Në vitin 2018 ne arritëm të sigurojmë një fond 3.8 milion lekë të reja për hartimin e projektit. U bënë procedurat e denderimit dhe u realizua tenderimi.  Në prill të këtij viti u hap një thirrje nga qeveria që bashkitë të conin projektet. Ne aplikuam për këtë projekt, por nuk kemi një kthim përgjigjë. " ka deklaruar Ilir Cumaku, drjetor i Punëve Publike në Bashkinë Gjirokastër.

Në momentin e rrëshqitjeve të dheut në 2018 familjet u strehuan në konvikt dhe në hotele nga Bashkia për të shmangur rrezikun e shembjes së ndërtesës. Pas disa javësh, familjet u rikthyen në pallat dhe sot e kësaj dite ata rrojnë me frikën e shembjes së godinës ku jetojnë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Prifterinjte Lazaratas: 16/10/2019 22:40

    Kush u tha te ndërtonin?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Interpelanca/ Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të territorit, ndryshimet ligjore nuk cenojnë asnjë direktivë europiane

Interpelanca/ Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të territorit, ndryshimet ligjore nuk cenojnë asnjë direktivë europiane