“14 milion dollarë është çmimi i drejtësisë që mungon në këtë vend. Ishte e qarte nga fillimi: Prona mbi te cilen u ngrit pallati dyshohej se nuk ishte produkt i trashegimise, produkt i nje transaksioni te ligjshem, por prej fallsifikimit!
Nuk u hetua, gjykua, ndëshkua. Prona mbi te cilen u ngrit pallati u zgjerua mu brenda ne det, ne menyre te paligjshme e kriminale! Nuk u hetua, gjykua, ndëshkua. Leja per zhvillimin e nje prone te tille, domethene ndertimin e ketij pallati,
U nxorr permes shantazhit kriminal-PD per kete qellim bllokoi keshillin bashkiak te Vlores ditet kur duhet te miratonte buxhetin, duke shantazhuar nje qytet te tere. Nuk u hetua, gjykua, ndëshkua. Prona e re dyshohej se u regjistrua ne kundershtim te qarte me ligjin, pa lejen e shfrytezimit-dokument baze, njesoj si prona ne themel te pallatit.
Nuk u hetua, gjykua, ndëshkua. Nese do ishte hetuar, gjykuar, ndeshkuar, por mbi te gjitha nese do ishte verifikuar origjina e parave qe u investuan aty, historia nuk do ishte kjo. 14 milion dollare nga parate e tua dhe kujtdo tjeter ne kete vend, jane kostoja e drejtesise qe mungon ne kete vend”, shkruan Braçe.
d.b/shqiptarja.com










