Pallati i shembur, asnjë institucion
nuk merr përsipër ta sistemojë

Pallati i shembur, asnjë institucion<br />nuk merr përsipër ta sistemojë
Pallati i shembur një javë më parë në plazhin e Durrësit vazhdon të rrëzikojë jetën e banorëve dhe të kalimtarëve të rastit.

Rrënojat e kateve shtesë të pallatit pritet të bien në tokë nga momenti në moment. Pavarësisht rrëzikut që i kanoset qytetarëve asnjë institucion nuk po merr masa për të ndërhyrë në sistemimin e tij.

Bashkia e Durrësit arsyetohet se kjo si çështje i përket Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Edhe policia e Durrësit thotë se ka dërguar një shkresë drejtuar IKMT-së, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje se çfarë do të ndodhë me këtë rrënojë, ku një pjesë e shembur tanimë është tërësisht e zbuluar. 

Drejtori i Policisë së Durrësit, Perlat Cullaj, gjithashtu i ka kërkuar edhe Prokurorisë sesi do të procedohet në lidhje me këtë pallat, por çdo kërkesë informacioni për këtë pallat monstër është i cunguar.

Ndërkohë që pronari i pallatit, Enver Shala , që prej ditës së shembjes së kateve pa leje, është shpallur në kërkim.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren