DURRËS- Tërmeti i 26 nëntori nuk kurseu asnjë ndërtesë, pavarësisht historisë së ajo mbart.
Për shkak të dëmeve të mëdha që iu shkaktuan nga ajo lëkundje tragjike, një pallat në qendër të qytetit të Durrësit pritet të shembet në ditët në vijim.
Në këtë pallat kanë jetuar fihura të shquara të artit, si mjeshtri i humorit Fadil Hasa, këngëtarja Parashevi Simaku, apo edhe kompozitori i njohur, Agron Xhunga.
Kjo ndërtesë do të ketë fatin si shumë ndërtesa të tjera përreth, do të shembet, për t'u ndërtuar një tjetër e re dhe e sigurt për banorët.