Pallati në Durrës u shemb nga tërmeti, asnjë tullë për rindërtimin! Banorët me qira para bashkisë: 3 muaj pa bonus

Sheshin ku ndodhej pallati me numër 21 në vendin e quajtur “Çezma e ferrës” e kanë mbuluar mbeturinat.

Këtu banonin 20 familje durrsake që tani enden dyerve të Bashkisë së Durrësit dhe Prefekturës në kërkim të një përgjigjeje se kur do të nisë rindërtimi i pallatit të tyre.

"Pallati ynë është shembur dhe është kthyer në vend plehrash. Nuk na kanë dhënë asnjë informacion se kur nis ndërtimi i pallatit të ri. As bonusin e qirasë nuk e kemi marrë u bënë tre muaj", tha një qytetare teksa proteston para bashkisë.

"I them rojes dua të takon kryetaren e bashkisë dhe më thotë "ccfarë e do?", e dua sepse kam mbetur rrugëve me 100 mijë lek ( të vjetra) pension. Ku të shkoj unë? Dua shtëpinë time se dua të vdes në shtëpinë time, s'dua të dalë xhinaze nga shtëpia e tjetrit", u shpreh një grua e moshuar.

Banorët theksojnë se një tjetër shqetësim është fakti se prej 3 muajsh nuk marrin bonusin e qirasë, ndërsa bashkia nuk jep asnjë shpjegim për këto vonesa.

"Tani ne kemi mbetur rrugëve me shtetin kemi biseduar por asnjë përgjigje s’kemi marrë ne kërkojmë të na rindërtohet pallati. dhe përveç kësaj kemi hyrë në muajin e tretë që nuk marrim bonusin. Na ka shkuar thika në palcë", shprehet një burrë i moshuar.

"Asnjë lloj sqarimi, jemi në pritje akoma, nuk dimë se çfarë do bëhet", tha një tjetër banor i cili protestoi para bashkisë së Durrësit.

Pas tërmetit të 26 nëntorit të rreth 2 viteve më parë, ky pallat në rrugën “Isuf Molla” u klasifikua i pabanueshëm, ndërsa u shemb 18 muaj më parë Inspektorati Kombëtar i Territorit.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë