Bashkë me Gjikën akuzohen edhe 3 persona të tjerë në lidhje me ndërtimin pa leje në Vlorë. Të akuzuarit e tjerë janë Artur Haxhi, Doriana Behari (Sulaj), Ridvan Mersinaj.
Burime nga Prokuroria e qytetit bregdetar bëjnë me dije se Gjika akuzohet për veprat penale “Falsifikimi të dokumenteve” të kryer nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, të kryer shtatë herë dhe në bashkëpunim, “Shpërdorimit të detyrës”, “Ndërtimi i paligjshëm” të kryer në tokën e tjetrit dhe në tokën shtetërore, të kryer në bashkëpunim dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Ndërkohë, Artur Haxhi, akuzohet për veprat penale “Falsifikim të dokumenteve” të kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë dhe “Ndërtimi i paligjshëm” në tokën e tjetrit dhe në tokën shtetërore, të kryer në bashkëpunim.
Doriana Behari (Sulaj), akuzohet për veprat penale “Falsifikimit të dokumenteve” të kryer nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, të kryer katër herë dhe në bashkëpunim, “Shpërdorimit të detyrës”, “Ndërtimi i paligjshëm” të kryer në tokën e tjetrit dhe në tokën shtetërore, të kryer në bashkëpunim.
Ndërsa Ridvan Mersinaj, nën akuzat për veprat penale “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Njoftimi i Prokurorisë Vlorë
Prokuroria e Vlorës ka përfunduar hetimin dhe dërgon për gjykim kërkesën ndaj shtetasve:
1.Shpëtim Gjika,
AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” të kryer nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, të kryer shtatë herë dhe në bashkëpunim, “Shpërdorimit të detyrës”, “Ndërtimi i paligjshëm” të kryer në tokën e tjetrit dhe në tokën shtetërore, të kryer në bashkëpunim dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar si vepra penale nga nenet 186/3 e 25, 199a/2 e 25, 248 dhe 301 të K.Penal.
2.Artur Haxhi,
AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” të kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë dhe “Ndërtimi i paligjshëm” në tokën e tjetrit dhe në tokën shtetërore, të kryer në bashkëpunim, parashikuar si vepra penale nga nenet 186/2 dhe 199a/2 e 25 të K.Penal.
3.Doriana Behari (Sulaj)
AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” të kryer nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, të kryer katër herë dhe në bashkëpunim, “Shpërdorimit të detyrës”, “Ndërtimi i paligjshëm” të kryer në tokën e tjetrit dhe në tokën shtetërore, të kryer në bashkëpunim, parashikuar si vepra penale nga nenet 186/3 e 25, 248 dhe 199a/2 e 25 të K.Penal.
4.Ridvan Mersinaj
AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar si vepra penale nga nenet 186 dhe 287 gërma “d” të K.Penal.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)