Pallati te liqeni, Gjykata e Apelit
Administrativ pezullon lejen e ndërtimit

Pallati te liqeni, Gjykata e Apelit<br />Administrativ pezullon lejen e ndërtimit
TIRANË - Gjykata e Apelit Administrativ ka pezulluar sot lejen për kompleksin ndërtimor tek Liqeni Artificial.

Pezullimi i lejes së ndërtimit erdhi pas kërkesës së bërë nga IKMT, që kërkonte të rrëzohej vendimi i parë  që e la të pakënaqur këtë institucion.

Kjo është hera e tretë që drejtësia shprehet për këto ndërtime dhe vendimet në dyja rastet kanë qenë të ndryshme.

Më herët Gjykata e Apelit rrezoi kërkesën e firmës së ndërtimit, për pallatet që po ngrihen pranë Digës së Liqenit Artificial në Tiranë. Firma kërkoi shpalljen si të paligjshëm të vendimi të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për prishjen e këtij kompleksi. Por në sajë të vendimit të Gjykatës së Apelit, tashmë firma u detyrua të ndalojë ndërtimet.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!