Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit Amerikan, Matthew Palmer është shprehur se SHBA dhe BE e konsiderojnë urgjente finalizimin e një marrëveshje në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Palmer thënë se pret që të punojnë bashkë dhe të çojnë procesin e dialogut përpara. Në një intervistë për mediat kosovare, Palmer deklaroi se synohet një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke.
“Synimi ynë është që të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse që garanton njohjen reciproke mes dy vendeve. Ju takon dy palëve që të caktojnë temat për të cilat duhet të flasin në këtë takim. Gjatë këtij muaji pritet takimi mes Kurtit e Vuçiçit, shpresojmë që të dy anët të punojnë me përfaqësuesin e BE-së, se si duhet t’i qasen çështjeve që duan t’i arrijnë”, ka thënë ai.
Ndër të tjera në intervistën e tij Palmer, ka theksuar nevojën e arritjes së marrëveshjes në një periudhë sa më të afërt.
“Ne dhe Bashkimi Evropian ndjejmë një lloj urgjence për këtë proces dhe do të dëshironim që palët të ecin përpara shpejt. Palët të pranojnë që koha është e çmuar, të arrihet një marrëveshje sa më shpejt që është e mundur”, është shprehur ndër të tjera Palmer.
Gjithashtu vlen të theksohet se Palmer dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nga e hëna kanë qëndruar për vizitë në Kosovë, ku janë takuar me krerët e shtetit dhe krerët e partive opozitare. Nga Kosova, Palmer e Lajçak pritet që të udhëtojnë për në Serbi, ku të enjten do të takohen me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4505
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë
25 Dhjetor, 20:46
-
Kosovë/ KQZ urdhërohte të çertifikojë Listën Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit
25 Dhjetor, 17:03
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Kosovë/ 100 eurot për fëmijë dhe pensionistë, fushatë zgjedhore apo ndihmesë?
23 Dhjetor, 18:47
-
Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm
23 Dhjetor, 12:21
-
Protestat në Beograd kundër qeverisë, Vuçiç akuzon studentët: Po paguheni nga Perëndimi
23 Dhjetor, 08:32
-
Qeveria e Kosovës, bonus 100 euro për pensionistët dhe për fëmijët deri në moshën 16 vjeç
22 Dhjetor, 12:30
-
Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës dixhitale
22 Dhjetor, 10:49
-
Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra në Kosovë
21 Dhjetor, 16:04
-
Takimi i dy Kuvendeve/ Spahiu për Report TV: Kurti premtoi bashkim kombëtar, por për 4 vjet shpiku idenë e kombit kosovar! Të hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë
21 Dhjetor, 15:36