Paloka: Asnjë shans për koalicion 
me LSI...por i hap derën FRD-së

Paloka: Asnjë shans për koalicion <br />me LSI...por i hap derën FRD-së
TIRANË - Ndonëse për katër vjet kanë qenë në një koalicion qeveritar, demokratët as nuk e mendojnë një bashkëpunim me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Numri dy në Partinë Demokratike nënkryetari Edi Paloka thotë gjatë një interviste për Report Tv se PD është përballë kësaj qeverie për largimin e saj ndërsa LSI është pjesë e kësaj të keqeje.

"LSI është pjesë e kësaj të keqeje. Të dy, Meta dhe Rama janë pjesë e kësaj të keqe që posedon më shumë se dy vjetësh në Shqipëri. Absolutisht ne jemi të hapur për të gjitha krahët dhe mendojmë që sot situata është e tillë që kërkon aleanca jo thjesht të një krahu apo të një ideologjie.

Strukturat e PD po përgatiten për zgjedhje e të parakohshme ndërsa çdo koalicion me çdo forcë politike që është kundër kësaj maxhorance është e mirëpritur thotë Paloka.

Por ndërsa FRD e Bamir Topit është në koalicion me PS që nga zgjedhjet lokale, demokratët janë të hapur për bashkëpunim nëse kjo forcë politike mendon se kjo është qeverisje e gabuar për shqiptarët" tha ai.

"Me Ramës sot nuk e di nëse mendon kështu si ne po nuk besoj se mendon kështu, megjithatë ne edhe njëherë e përsëris jemi të hapur për këdo që është gati ti bashkohet këtij koalicioni për të përmbysur këtë regjim. Në qoftë se dhe ata do të binden dhe do të marin vendime politike brenda forcës tyre për t’iu kundërvënë këtij regjimi absolutisht janë të mirëpritur", - u shpreh Paloka.

Në kuadër të këtyre zhvillimeve politike Paloka ka një kërkesë për komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore, duke kërkuar që të nisë sa më parë nga puna. Sa i përket propozimeve Paloka është i bindur se mund të gjendet konsensus për miratimin e Kodit të ri Zgjedhor.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois