Paloka: Balili, dëshmi e bashkë-
qeverisjes së Ramës me krimin

Paloka: Balili, dëshmi e bashkë-<br />qeverisjes së Ramës me krimin
Pas deklaratës se kryeministrit Rama se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Balilin, kreu i grupit të PD Edi Paloka ka dalë në një koferencë ku nga ngritur një sërë pyetjesh për arsyet e mungesës së Ramës në mbledhje.

Sipas tij, Rama është në pushtet falë Kelmend Balilit dhe mosarrestimi i tij është bashkqeverisjes me krimin.
 
“Rama refuzon të marrë pjesë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare me temë: "Pse nuk arrestohet Klement Balili". Cfarë di Edi Rama për Klement Balilin që refuzon të japë informacion? Pse ka frikë Edi Rama të ballafaqohet? A po e mban peng Klement Balili, Edi Ramën? Klement Balili është dëshmi e kontrollit të krimit mbi qeverinë, është dëshmi e bashkqeverisjes së Edi Ramës me krimin.Krimi e solli në pushtet, me krimin po e mban pushtetin dhe përmes krimit shpreson ta rimarre atë”, shprehet Paloka.
 
Në përfundim të deklaratës së tij nga selia blu, Paloka u shpreh se 18 qershori do të jetë një ditë e rëndësishme për të ndalur sipas tij këtë të keqe që ka mbuluar vendin dhe ka ftuar qytetarët që të bashkohen që të votojnë për të vendosur të ardhmen e tyre. 

"Ja përse me 18 qershor, ne duhet të bashkohemi për të ndalur këtë të keqe e për ti hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ku qytetarët me vullnet të lirë të vendosin për të ardhmen e tyre" u shpreh Paloka.  


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve