Paloka dhe Noka e akuzuan se kërkoi shkrirjen e PD-së, Duma e mohon: Janë bërë të udhës spekulimet

 

Grida Duma ka mohuar akuzar se ka deklaruar në mbledhjen e Kryesisë që të shkrihet PD-ja. Kjo, sipas saj është një spekulim dhe vjen si përgjigje për Flamur Nokën dhe Edi Palokën. 

"Sonte ka pasur një debat politik, disa kanë menduar në një mënyrë, të tjerë ndryshe, unë respektoj këdo, kam shumë pak respekt për ato që bëjnë asnjanësin, data 18 është data që përball situatën dhe vepron me ngjarjen si një veprim politik, e përgëzoj këtë vendim. Është bërë e udhës, një palë me spekulim, kjo parti duhet të kthehet në parti gare, parti që ka meritokracinë, duhet përdorur nuk duhet të ketë të promovuar si të përkëdhelur, të vendosë njerëzit që kanë kontribuar, ne të gjithë që jemi athe, jemi të vlerësuar nga PD, kemi marrë nga PD dhe duhet të dimë të japim dhe të japësh do të thotë ta duash atë parti që fiton gara, e nëse nuk është e tillë meriton që nuk është aty", tha Duma.


Lajmi kryesor:

Basha fiton betejën e kryesisë: 26 vota pro Kuvendit Kombëtar të PD më 18 dhjetor, vetëm 3 kundër! Akuza Berishës: Suel Çela e Aqif Rakipi ndihmuan për të mbledhur firma!


B.K./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Berat/ E zuri poshtë një masiv guri teksa po punonte, arrestohet pronarja e shtëpisë, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit

Berat/ E zuri poshtë një masiv guri teksa po punonte, arrestohet pronarja e shtëpisë, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit