Paloka: Dokumenti i SHISH
dhe dëshmitë janë fakte

TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, tha në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” në televizionin “A1 Report!” se dëshmitë e dhëna nga qytetarët dhe dokumenti i SHISH janë fakte për PD-në se infrastruktura e Forcave të Armatosura është përfshirën e trafiku ne lëndëve narkotike. I pyetur për këtë çështje, Paloka tha se: Qeveria që në fillim u mundua ta bënte qesharake këtë çështje dhe do të ishte skandal të tërhiqeshe prej saj.

Vetë dokumenti, është një provë. Ministrja Kodheli u pyet dhe nuk tha asgjë në kishte dijeni dhe si kishte vepruar për këtë çështje. Nuk ishim ne që e nxorëm informacionin, por ishte ministrja që kishte dijeni për të”. Krahas kësaj, kreu i grupit parlamentar të PD-së interpretoi edhe deklaratën e Visho Ajazit ku theksoi se ai dokument fakton akuzat e opozitës.

“Visho nuk mohoi dokumentin që kishte firmosur vetë por tha se nuk provojmë më tepër se kemi informacion. Në dokument thuhet se është konfirmuar që kanë zbritur avionë, por nuk është vërtetuar që avioni ka transportuar drogë. Dyshimi është, rrethanat të çojnë aty. Dyshimi është a kanë ardhur avionët fshehtas për të sjellë groshë në Shqipëri”,- tha Paloka. Lidhur me komisionin hetimor, deputeti demokrat tha: “Ne duam të vërtetojmë a ka rritje trafiku jo zbriti në Gjadër apo ku di unë. Ne nuk thamë që Edi Rama ka qenë tek ai avion apo Mimi Kodheli, por hajde ta hetojmë”.

Shkrimi u publikua sot 29 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)    


 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para