Paloka e Ristani lexojnë të njëjtin
mesazh nga një polic i "zhgënjyer"

Paloka e Ristani lexojnë të njëjtin<br />mesazh nga një polic i "zhgënjyer"
TIRANË - Dy demokratët Edi Paloka dhe Arben Ristani kanë lexuar të njëjtin mesazh në sallën e Kuvendit, mesazh i dërguar në telefonat e tyre celular, sipas deputetëve, nga një polic që ka ndjekur nga afër aksionin antikanabis në Tepelenë dhe që bën nj denoncim!
 
Paloka lexon mesazhin: Nuk po ju shkruaj me identitet se mund të rrezikoj pushimin. Ne ishim në dorëz të Tepelenës.
 
(I drejtohet nënkryetares së Kuvendit) Vasilika ti e mban dhe veten për parimore duhet të shqetësohesh për atë që ka ndodhur se për faktin që po e lexoj edhe një herë tjetër...
 
(vijon mesazhi) rezultuan rreth 10 mijë rrënjë të mbjella dhe ne e vërtetuam me sytë tanë këtë gjë. Ka qenë polic që ka marrë pjesë na aksion, por nuk morëm asnjë masë pasi personi në fjalë është i njohur i kryetarit të bashkisë Tërmet ja di Rama mbiemrin. Ky rast ra edhe në vesh të ministrit Tahirit. Këto po ndodhin

Deputetët socialistë i kujtuan Palokës se të njëjtin mesazh telefonik lexoi dhe Ristani. “Këtu isha se më erdhi dhe mua…”, tha Paloka. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi