Paloka: E vërteta e porosive të
komisionerit Hahn, Rama mashtroi

Paloka: E vërteta e porosive të<br />komisionerit Hahn, Rama mashtroi
Ishte kreu i grupit paralmentar Edi Paloka ishte i pari që mori fjalën në Kuvend. Ai renditi të gjitha arsyet pse ky parlament nuk funksionon sipas opozitës.Paloka tha se qeveria u përpoq të mbante të fshehura mesazhet e komisionerit Hahn, gjatë vizitës së tij në Tiranë.

“4 janë mesazhet kryesore që dha në Tiranë, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian. E para ai kërkoi zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese."-tha Paloka

Sipas demokratit, Hahn kërkoi gjithashtu nisjen e zbatimit pa vonesë të ligjit të dekriminalizimit. Komisioneri për zgjerimin ka kërkuar po ashtu të punohet për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme. Dhe, një mesazh tjetër i qartë dhe i rëndësishëm, sipas PD është se Hahn ka kërkuar dialog politik mes pozitës dhe opozitës për reformën në drejtësi.

Paloka tha se edhe komisionerin Rama ka tentuar ta mashtrojë për kërkesën e opozitës për mandatet.
 
"Para se të fillojë seanca dua të bëj të qartë edhe njëherë pozicionin e opozitës dhe të paraqes arsyet pse parlamenti vazhdon të mosfunksionojë Sy më sy dje Rama kërkojë të mashtrojë komisionerin Hahns se vendimin e Gjykatës kushtetuese për kërkesën e opozitës për mandatet.Komisioneri foli dje qartë për cështjet që janë në interes të qytetarëve. Qeveria u përpoq t'i shtrembërojnë kërkesat e Hahn. Shqiptarët dëgjuan qartë se ne duhet të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të zbatojë dekriminalizimin të krijojë kushte për zgjedhje të lira e të dnershme dhe dialog për reformën në drejtësi. Mazhoranca e ka cuar vendin ën krizë kushtetuese. A ka ciniozëm më të madh se prap të akuzosh opozitën ëpr krizën që shkakton opozita. Përhap fjalën se opozita po vendos kushte.

Ne nuk vëmë kushte, ishte Rama që dikur i vendoste kushtet. Vendimet e Gjykatës kushtetuese janë kushtet. Nuk jemi ne që kërkojmë mandatet kërkojmë zbatimin e vendimeve të Gjykatës. Ne jemi të shqetësuar për zbatimin e tyre. A ka hipokrizi që në kushtet e kësaj krize të flasësh për drejtësi kur Rama bllokon vendimet.Ky që u përpoq të mashtrojë Hahn se do cvojë për interpretim në Kushtetuese. Si mundërt ta cosh për intepretim të kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese.
"-tha Paloka

Fjala në Parlament e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë