Paloka i përgjigjet Ramës: Numërimi
mbrapsht po troket, ende s'ke parë gjë

Paloka i përgjigjet Ramës: Numërimi<br />mbrapsht po troket, ende s'ke parë gjë
Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka i është përgjigjur shkrimit të Edi Ramës, lidhur me protestën e opozitës sot në Bulevard.

Rama shkroi se i vinte keq për sheshin gjysmë të zbrazur, ndërsa iu drejtoi një apel të drejtpërdrejtë votuesve demokratë që në 18 qershor të votojnë Partinë Socialiste. 

Nga ana tjetër, për demokratët protesta nuk shkoi ashtu siç thotë Rama.

Numri dy i PD, Paloka u shpreh gjatë një deklarate se Rama s'ka parë gjë ende, duke paralajmëruar se opozita s'do tërhiqet nga kauza e saj.

"Nuk arriti t’i mbajë larg protestës shqiptarët me tellallët e frikës, nuk i ndaloi dot me policë me maska dhe pa maska, dhe nuk e zhurmon dot zërin e qindra mijërave shqiptarëve. Më kot rreken veglat e tij të blera me paratë që u vidhen shqiptarëve që ta zbehin mesazhin e fortë të protestës me të madhe në histori. Nuk ke parë asgjë akoma. Numërimi mbrapsht po troket. Tik Tak...", tha Paloka.

Reagimi i Palokës
"Çdo shqiptar e di se sa merr vesh nga numrat Edi Rama. Sot i numëroi qytetarët që u ngritën kundër tij ashtu siç ka numëruar këto katër vite plantacionet e kanabisit. Ashtu siç ka numëruar 300 mijë vendet e punës dhe rritjen e rrogave.

Shqiptarët sot treguan masivisht se nuk do të lejojnë vjedhjen e zgjedhjeve. Shqiptarët ishin në bulevard kundër tij dhe veglave të tij, kurse Edi Rama ja mbathi jo vetëm nga zyra por edhe nga Tirana.

Nuk arriti t’i mbajë larg protestës shqiptarët me tellallët e frikës, nuk i ndaloi dot me policë me maska dhe pa maska, dhe nuk e zhurmon dot zërin e qindra mijërave shqiptarëve. Më kot rreken veglat e tij të blera me paratë që u vidhen shqiptarëve që ta zbehin mesazhin e fortë të protestës me të madhe në histori. Nuk ke parë asgjë akoma. Numërimi mbrapsht po troket. Tik Tak..."

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi