TIRANE- Dy sherret që do të mbahen mend gjatë në historinë e Kuvendit të Shqipërisë janë përplasja mes deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, si dhe sherri me grushte mes deputetit të PD Edi Palokës dhe kreut të PAD-së Arben Imamit.

28 korrik 2007 Ilir Meta, Ndre Legisi vs Jozefina Topalli
Ndryshimi i Kodit Zgjedhor në dëm të LSI në atë kohë shkaktoi sherr në Kuvend, si dhe një grevë urie. Kalimi për votim i Kodit Zgjedhor i cili i hiqte anëtarin e LSI nga komisionet zgjedhore detyroi gardën e republikës të rrethojë kryetaren e Kuvendit, pavarësisht se ndryshimi i ligjit u bë me paktin PS-PD. Por se deputetët e kësaj partie kanë arritur dhe të hipin mbi podium për të kaluar drejt saj. Ndre Legisi arriti të kalojë madje dhe rradhën e parë por pa arritur të prekë Topallin.

Gjithashtu, dhe vetë Meta ka ngritur tonet duke tentuar të shkojë drejt Topallit por pa arritur ta kapë. Ndërsa Topalli është larguar nga seanca duke e pezulluar atë. Gjithsesi dhe pas grevës së urisë, nuk u arrit bllokimi i Kodit Zgjedhor.  

12 mars 2002 Edi Paloka vs Arben Imami
Grushtat në daljen e sallës së seancës plenare mund të quhen si hapja e kalvarit të ndeshjeve në Kuvend. Sigurisht plagosja e deputetit Azem Hajdari është rasti më i rëndë në parlament. Deputeti Edi Paloka pas një shkëmbimi batutash ka goditur Arben Imamin. Në atë kohë ky i fundit ka qenë deputet i PAD-së aleat i socialistëve. Të dy parlamentarët nuk e kanë komentuar arsyen e sherrit, ndërsa Imami ka marrë mjekimin për dëmtimin në hundë. 


Shkrimi u publikua në SHqiptarja.com(print), 28 Maj 2014

(d.a/shqiptarja.com)