Paloka:Këta dy ministra njihen si
dora e Ramës në aferat e zeza

Paloka:Këta dy ministra njihen si<br />dora e Ramës në aferat e zeza<br>
Numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme të japë sqarime nëse zotëron përgjime të dy ministrave Ahmetaj dhe Gjiknuri në komunikime me personazhe, të cilat i implikojnë këta dy ministra në afera kriminale dhe korruptive.

“Pas Saimir Tahirit, këta dy ministra, njihen si dora e Ramës në aferat e tij më të zeza. Jo më kot për këta të dy u krijuan dhe dy super-ministritë, të cilat praktikisht përmbledhin shumicën absolute të fondeve të gjithë qeverisë.

Informacione mbi ekzistencën e përgjimeve të këtyre ministrave vijnë dhe nga burime të tjera. Prokuroria duhet patjetër të reagojë e të prononcohet nëse janë apo jo të vërteta çfarë ngrihet nga mediat dhe pse nuk veprohet”-pyet deputeti demokrat, Edi Paloka. 

"Ne media, ditet e fundit jane ngritur akuza publike se prokuroria zotron pergjime te dy ministrave Ahmetaj dhe Gjiknuri ne komunikime me personazhe te cilat i implikojne keta dy ministra ne afera kriminale dhe korruptive, lidhur me ceshtjen e incenerahtoreve. Biseda ku flitet per shuma te medha parashe dhe zgjedhjet parlamentare. Pas Sajmir Tahirit , keta dy ministra, njihen si dora e Rames ne aferat e tij me te zeza.

Jo me kot per keta te dy u krijuan dhe dy superministrite te cilat praktikisht permbledhin shumicen absolute te fondeve te gjithe qeverise. Informacione mbi ekzistencen e pergjimeve te ketyre ministrave vijne dhe nga burime te tjera. Prokuroria duhet patjeter te reagoje e te prononcohet ne se jane apo jo te verteta cfare ngrihet nga mediat dhe pse nuk veprohet. Cfare pritet qe Rama te sanksionoje me ligj paprekshmerine e ministrave te tij duke legjitimuar rastin Tahiri ...???",
shkruan Paloka.

palokaa
(Postimi i plotë i Edi Palokës)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore