Paloka-Majkos:Rama s’të kandidoi
se s'do të kishte në xhep, respekte

Paloka-Majkos:Rama s’të kandidoi<br />se s'do të kishte në xhep, respekte
Kreu i grupit parlamentar të PD-­së Edi Paloka vlerësoi deputetin socialist pandeli Majko si një person me vlera i cili do të ishte një kandidat mëse i vështirë për të djathtën nëse do të garonte për Bashkinë e Tiranës.
 
Po sipas Palokës, Rama po rrezikon me Veliajn pasi nuk i intereson shumë fitorja së majtës, se sa fitorja e xhepit të tij. Ndërsa nuk mund të zgjidhte Majkon si kandidat që nëse fitonte nuk do i bindej.
  
“Nëse Majko do kishte dalë kandidat në Tiranë, do kishte vështirësi për ne, por Majko s’mundet të kandidojë për Ramën se ai është i interesuar për fitoren e xhepit të tij, është gati ta kandidojë Veliajn edhe pse rrezikon të humbasë, por të paktën nesër edhe nëse fiton, do ta ketë për xhepin e tij. S’do rrezikonte të kandidonte një si Majko se është i bindur se s’do ta kishte në xhep siç e donte ai. Vetëm respekt për ju zoti Majko!”­ u shpreh Paloka.

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar