Paloka: Koalicioni me PS iluzion 
mediatik, LSI s'e shohim dot me sy

Paloka: Koalicioni me PS iluzion <br />mediatik, LSI s'e shohim dot me sy
TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka hedh poshtë në mënyrë kategorike çdo mundësi koalicioni qeverisës të Partisë Demokratike me dy partitë e majta, PS ose LSI. Gjatë një deklarate për mediat, Paloka deklaroi se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se ajo që flitet s’është gjë tjetër veçse një sajesë mediatike. Sipas tij, demokratët nuk e shohin dot me sy LSI-në, për shkak se cenoi standardet demokratike të zgjedhjeve, duke blerë votat, e jo më të bëjmë koalicion me të.

“Debatet janë vetëm në media. LSI-ja, absolutisht është partia që më shumë se kushdo tjetër ka dëmtuar votën e lirë dhe demokracinë shqiptare. Kështu që, nuk besoj se do të ketë dikush iluzionin që PD mund të afrohet apo më tepër të bëjë koalicion me një parti që është damkosur tashmë si armike e votës”, u shpreh Paloka. Debati për një koalicion të mundshëm mes të majtës dhe të djathtës, është përhapur pas zgjedhjeve të 21 qershorit.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet