Paloka prokurorisë: A ka
përgjime për Ahmetajn e Gjiknurin?

Paloka prokurorisë: A ka<br />përgjime për Ahmetajn e Gjiknurin?<br>
Numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme të japë sqarime nëse zotëron përgjime të dy ministrave Ahmetaj dhe Gjiknuri në komunikime me personazhe të cilat i implikojnë këta dy ministra në afera kriminale dhe korruptive.

“Pas Sajmir Tahirit, këta dy ministra, njihen si dora e Ramës në aferat e tij më të zeza.

Jo më kot për këta të dy u krijuan dhe dy super-ministritë të cilat praktikisht përmbledhin shumicën absolute të fondeve të gjithë qeverisë.

Informacione mbi ekzistencën e përgjimeve të këtyre ministrave vijnë dhe nga burime të tjera.

Prokuroria duhet patjetër të reagojë e të prononcohet nëse janë apo jo të vërteta çfarë ngrihet nga mediat dhe pse nuk veprohet”-pyet deputeti demokrat, Edi Paloka.

 

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore