Paloka: Ndërkombëtarët të reagojnë
për sulmet e Ramës ndaj drejtësisë

Paloka: Ndërkombëtarët të reagojnë<br />për sulmet e Ramës ndaj drejtësisë
Partia Demokratike i bën thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të reagojnë për deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ndaj Prokurorisë dhe Gjyqësorit. Nënkryetari i PD dhe njëherazi kryetari i grupit parlamentar, Edi Paloka u shpreh se ambaasadorët duhet të prononcohen në mbështetje të hetimeve për skandalin e përgjimeve. "Ne i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar, ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Bashkimit Europian dhe vendeve të tjera euroatlantike, në Tiranë, të dënojnë sulmin e hapur të Edi Ramës kundër hetimit të këtij krimi të rëndë të sigurisë kombëtare dhe i kërkojmë të shprehen e të prononcohen në favor të hetimit të pavarur, të pandikuar politikisht, në favor të hetimit të plotë të kësaj afere skandaloze", u shpreh Paloka.

Paloka theksoi gjithashut se Ministri i Brendshëm, Tahiri është në panik nga frika se mund ta marrë me vete drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako. 

Deklarata e plotë e Edi Palokës: 
"Saimir Tahiri i kapur nga paniku i arrestimit për shkak të krimit që ka kryer, përgjimi i paligjshëm, është hedhur në një sulm të paprecedent ndaj drejtësisë.

Ai sulmoi ashpër sot gjykatësin që miratoi kërkesën e prokurorisë për pezullimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, sulmoi dhe organin e akuzës.

Vreri i Tahirit vjen pikërisht në kohën që prokuroria është duke kryer verifikimin e rolit të tij në krimin shtetëror të përgjimit të paligjshëm.

Me këtë sulm vandal e mafioz ndaj drejtësisë, Tahiri kërkon të shantazhojë Gjykatën e Apelit, për të shpëtuar Çakon e tij. Nëse Çako nuk shpëton, Çako pastaj do flasë dhe do të marrë me vete edhe Tahirin.

Ky presion kriminal ndaj Gjykatës së Apelit tregon edhe një herë përse ata nuk e duan drejtësinë sipas Venecias, por e duan të kapur.

Rama dhe Tahiri kanë dalë zbuluar në sytë e gjithë qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë duke dëshmuar se cila është drejtësia, prokuroria dhe gjykata që ata duan. Ata nuk duan drejtësi sipas standardeve europiane, por duan prokurorë e gjyqtarë që urdhërohen prej tyre, duan prokurorë e gjyqtarë që të mos hetojnë krimet e tyre.

Partia Demokratike i dënon këto sulme të Edi Ramës e Tahirit të tij ndaj drejtësisë, dhe ne inkurajojmë prokurorinë e gjykatat të bëjnë punën e tyre të pandikuar nga presionet mafioze", u shpreh Paloka.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi