TIRANE - Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, duke folur për “Ora News”, ka thënë se kabineti “Rama” nuk do të funksionojë si një qeveri e vetme, por si dy grupe të pavarura, duke nënkuptuar përplasjet që do të ketë mes PS dhe LSI, e përfaqësuesve të tyre në ekzekutiv.
Ndërkaq, në analizën e tij për humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhje, Paloka rendit si faktor kryesor, faktin se disa ministra, duke mbajtur për tetë vite të njëjtin post, harruan bazën e partisë, duke krijuar kështu një shkëputje të thellë, që sipas Palokës u reflektua jo vetëm në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, por edhe në ato për kreun e PD-së, duke nënkuptuar kështu humbjen e Sokol Olldashit përballë Lulzim Bashës. Paloka ka premtuar një opozitë të fortë ndaj mazhorancës së re të së majtës, që sipas tij nuk nënkupton bllokimin, ashtu siç bëri Partia Socialiste.
Deputeti i PD-së theksoi se opozita do të ndihmohet në këtë mision edhe nga vetë Rama, i cili, sipas tij, që tani ka shkelur premtimet që u ka bërë qytetarëve në fushatë. Një deklaratë kjo e njëjtë me atë të Berishës.
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.04.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com