Paloka për Report Tv: Ruçi ra
në kurth, ja çfarë do bëjë PD

Paloka për Report Tv: Ruçi ra<br />në kurth, ja çfarë do bëjë PD
Nënkryetari i Kuvendit, njëherësh deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka zbardhur detaje të reja nga situata e krijuar, ku u përjashtua nga punimet për 10 ditë Lulzim Basha, dhe ku opozita ndodhet e ngujuar në sallë prej mesditës. Duke folur për Report Tv, Paloka tha se opozita do vijojë të qëndrojë në Kuvend, nëse nuk do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për Reformën Zgjedhore.

Sipas tij, opozita dhe aq më pak Lulzim Basha kanë shkelur rregulloren, duke shtuar se ishte vetë Gramoz Ruçi që ra në kurthin e tij të gjoja zbatimit të rregullores pa tolerancë.
 
“Nuk kemi asnjë shkelje të rregullores nga PD dhe sa më pak nga kryetari i PD. Përkundrazi është Gramoz Ruçi që ra në kurthin e tij të gjoja zbatimit të rregullores pa tolerancë, sepse nuk i dha të drejtën e fjalës kryetarit të opozitës për një kërkesë që rregullorja e parashikon. Akti i Ruçit nuk një akt për të vendosur rregull sipas rregullores së kuvendit, por akt politik”, tha Paloka..
 
Çfarë po ndodh në sallë?
Kemi të bëjmë më një akt të paprecedentë në gjithë historinë e Parlamentit post diktaturës. I është  ndaluar e drejta e fjalës kryetarit të opozitës dhe përveç kësaj edhe është përjashtuar nga Gramoz Ruçi, i cili është vënë në këtë post pikërisht për këtë qëllim. Nuk kemi asnjë shkelje të rregullores nga PD dhe sa më pak nga kryetari i PD. Përkundrazi është Gramoz Ruçi që ra në kurthin e tij të gjoja zbatimit të rregullores pa tolerancë, sepse nuk i dha të drejtën e fjalës kryetarit të opozitës për një kërkesë që rregullorja e parashikon. Akti i Ruçit nuk një akt për të vendosur rregull sipas rregullores së kuvendit, por akt politik. Lidhet me kërkesën tonë për të debatuar mbi Reformën Zgjedhore, që solli dhe përplasjen.

Çfarë po negociohet mes palëve?
Nuk ka negociata në këto momente, sepse është diskutuar fillimisht që të zhvillohet një mbledhje, kanë rënë dakord që të ketë Konferencë të Kryetarëve, dhe që të zhvillohet një seancë ditën e hënë. Që të dalin të larë nga shkeljet, ky absurditet dhe akti i paprecedent i ditës së sotme, duam që të bëjnë një shpëlarje të asaj që bënë sot dhe ta mbyllin seancën me nder sot. Kjo nuk mund të ndodhë, sepse është absurde.

Si do sillet PD?
Do vazhdojmë të jemi aty në mbrojtje të të drejtës themelore të opozitës. Edhe javën tjetër mund të thotë “ta shtyjmë”, i bie ta shtyjmë për katër vjet. Është e drejta e opozitë për të folur e debatuar, këta po kërkojnë të heqin këtë të drejtë. Ne do jemi aty për ta mbrojtur, ndryshe pse do ishim opozitë.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin