Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka paralajmëruar ministrin e Infrakstruturës, Damian Gjiknuri, se ka dosje kundër tij.

Në një status në ‘Facebook’, Paloka shkruan se ka dosje prje muajsh për lidhjet e Gjiknurit me drogën dhe krimin e organizuar.

Zyrtari i lartë i PD thekson se gjithçka është e dokumentuar dhe ministrin nuk do ta shpëtojnë dot kryeministri Edi Rama apo kryeprokurorja Arta Marku.

Damian Gjiknuri, ke dhe ti dosjet e tua prej muajsh per lidhjet e tua me drogen dhe krimin e organizuar. Gjithcka eshte e dokumentuar, ta dish se nuk te shpetojne dot per shume gjate Rama-Marku-Xhafa-Prela. Merr masa mos te vjedhin edhe shtepine e tezes ose ndokujt tjeter. Tik tak tik tak Damian....

Edi Paloka, deputet i PD


(Postimi i Palokës në 'Facebook')