TIRANE - Edi Paloka deputet dhe anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike Edi Paloka, shprehet se kryetari i ri duhet të çojë partinë drejt fitores. "Është peshë e madhe të zëvendësosh Berishën, megjithatë unë i përshëndes të gjithë ata që do dalin kandidatë. Sigurisht që PD ka nevojë për një drejtues.
Unë mendoj se ne mund ta gjejmë më të mirin. Nuk ka rëndësi se sa histori të gjatë ken ë PD. Na duhet një njeri që të dijë ta drejtojë PD drejt fitores"- thotë Paloka. Edi Paloka thotë se ka preferencat e veta, por nuk mund t'i shprehë për të mos influencuar tek anëtarësia. "Edhe në këtë rast vota është e fshehtë.
Duke qenë një nga themeluesit e PD dhe anëtar i vjetër i kryesisë nuk mund të mbaj qëndrim, përndryshe do influencoja tek militantët e PD. Sigurisht ka preferencat e mia, por unë e kam thënë edhe herë tjetër, ne na duhet ta ringremë PD e ta çojmë drejt fitores"- thotë Paloka.
Gara për kreun e Partisë Demokratike u hap javën e kaluar, në një mbledhje kryesie të thirrur nga zoti Berisha i cili dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve. Afati i depozitimit të kandidaturavë mbyllet në fund të javës.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com