TIRANE - Një ditë pas lajmit që A1 Report zbuloi përmes burimeve nga mazhoranca, të 8 kandidatëve demokrat për Bashkitë me precedentë penalë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka thotë se këto janë sulme politike dhe kundërpërgjigjet me akuzë ndaj socialistëve: Keni 4 kandidatë të inkriminuar.
Në një intervistë për televizionin A1 Report, zoti Paloka thotë se koalicioni i majtë ka zgjedhur të garojë në zgjedhjet e 21 Qershorit 4 emra kandidatët të cilët sipas PD-së rezultojnë me të shkuar kriminale për vepra të rënda të trafikut të drogës dhe prostitucionit. Sipas Palokës, bëhet fjalë për Erjon Veliajn, kandidatin e të majtës për Bashkinë e Tiranës, Adriatik Zotkaj për Bashkinë e Poliçanit, Artur Bushi i kandiduar në Krujë dhe Elvis Roshi në Bashkinë e Kavajës.
Paloka thotë se Partia Socialiste sulmon politikisht kandidatët e koalicionit të djathtë me porosi të kryeministrit Rama, pasi sipas tij ata janë fitues në Bashkitë e qyteteve ku janë zgjedhur.
Po ashtu gjatë intervistat për A1 Report, Paloka shprehet edhe në lidhje me deklaratën e ambasadorit amerikan në vendin tonë Donald Lu i cili tha se SHBA-të kanë identifikuar kandidatë për zgjedhjet lokale të cilët janë me rekorde të mundshme kriminale. Paloka tha se demokratët e përshëndesin dhe mirëpresin deklaratën e Lu-së. Sipas Palokës pretendimet që nxjerr herë pas herë maxhoranca janë tregues i qartë se nuk kanë vullnet për dekriminalimin.
Kandidatët me precedentë, Shehi: Ndërkombëtar tu bëjnë presion partive politike
Por një tjetër ftesë ka për ndërkombëtarët deputeti i opozitës Dashamir Shehi i cili kërkon të vijojnë punën duke vënë nën presion partitë politike për pastrimin e listave nga kandidatët e inkriminuar.
/Shqiptarja.com

VIDEO