TIRANE- I ftuar në emisionin “Airport” në televizionin “A1 Report”, deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, e ka cilësuar si pozitive atmosferën e fushatës elektorale në njësinë numër 6 në kryeqytet. Sipas deputetit të PD-së, administrata është e lirë të marrë pjesë në fushatat zgjedhore. Ndërsa shton se “nëse do të kisha firmën në dorë do të pushoja nga puna në shtet këdo që do votonte Ramën kryeministër", pasi sipas tij "ai vepron kundër interesave të vendit".
Paloka shprehet i bindur në fitoret e PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit, por nuk mohon mundësinë e një koalicioni PD-LSI, duke u përgjigjur se ka përplasje brenda së majtës.
Duke përmendur faktin se njësia 6 në kryeqytet ka rezultuar kryesisht e majtë, gjatë fushatave të kaluara zgjedhore, Paloka tha se këto janë zhvillime të kënaqshme.
“Atmosfera duket shumë pozitive, duke qenë se në fushata të kaluara në këtë njësi ka pasur rezultate të mëdha e majta. Mua më duket fryma shumë pozitive. Mbase ka ndikuar dhe fakti se aty kam dhe njohje të vjetra, pasi kam lindur në Kombinat. Kam miq personalë të majtë dhe të djathtë”, tha Paloka.
Kur flisni në zona të ndryshme të njësisë 6 si e argumentoni një mandat të tretë. Ka një perceptim se ka një lodhje pas dy mandatesh. Si i bindni qytetarët se keni energji për një mandat të tretë?
Për energjitë që kemi besoj së është e dukshme. Ne kemi mundësi më të mëdha në zonë. Nuk kemi nevojë t’u sqarojmë njerëzve se kemi energji, pasi ata e shohin këtë përditë. Rrugët po i bën Bashkia, që qeveriset nga PD, pasi për 11 vjet nga qeverisja e PS nuk është ka bërë ajo që duhet. Qytetarët kërkojnë rrugë, ujë, probleme të infrastrukturës, që Rama nuk i ka zgjidhur për 11 vjet. Njësia 6 është ndër më të varfrat që mund të jenë në Tiranë. Po kështu ofrojmë edhe mundësi punësimi. Ideja që mund të punësohen të gjithë njerëzit në shtet është absurde. Ne ofrojmë mundësi punësimi edbe në privat, duke hequr taksat për 5 vjet atyre që punësojnë të rinj. Kur i heq taksat biznesmenëve, i jep mundësinë të punësojnë më shumë.
A po përdoret administrata në fushatë elektorale?
Ne nuk po e përdorim administratën ashtu siç thuhet, administrata ka të drejtë të angazhohet si të gjithë qytetarët e tjerë. Përjashtohet policia, ushtria dhe shërbimi informativ. Dje ishte një denoncim ku thuhej: Edi Paloka më pushoi nga puna. Ky personi punonte tek ndërmarrja e gjelbërimit. Po të kisha firmën në dorë do pushoja nga puna në shtet çdo njeri që përpiqet të punësojë Ramën kryeministër pasi e quaj luftë kundër interesave të shqiptarëve. Kur ne donim anëtarësimin në NATO ai pengonte procesin, ashtu siç pengoi dhe anëtarësimin në BE.
Si është marrëdhënia juaj me Islamin?
Është një marrëdhënie e mirë. Ai është një koleg i mirë. Ndërsa them se e njoh Ramën prej shumë vitesh, dhe e dimë shumë mirë se cili është. Tani po e njohin dhe shqiptarët.
Erdhët në 2005 me një slogan të madh antikorrupsion. Dihet se korrupsioni kishte përfshirë në atë kohë qeverinë Nano, pas 8 vitesh nga raporte ndërkombëtare korrupsioni pse vijon të jetë një problem. Pse nuk e fituat as ju këtë luftë?
Ajo është një luftë shumë e madhe. Askush nuk mund të thotë sa erdhëm ne e luftuam atë. Korrupsioni luftohet, mundohemi ta ulim por nuk mund të eliminohet. Përpjekjet kanë qenë në të gjitha fushat. Ne kemi ndëshkuar goxha në 8 vite. Në burg kanë hyrë për korrupsion edhe funksionarë. Rezultatet janë ato që njerëzit i shohin, nuk janë ato që do donim në te ishin, por kemi vullnetin për ta luftuar. Është një pohim që është vërtetuar.
Çfarë premton e djathta?
Ne nuk bëjmë premtime, ne jemi qeveri dhe i bëjmë realitet ato që themi. Ne i kemi ulur taksat për ata që punësojnë të rinj. Pavarësisht se Ramës nuk i pëlqen do të vijojnë të bëhen investime në rrugë, ujësjellësa, shkolla.
A ekziston mundësia e një koalicioni paszgjedhor PD-LSI?
Në 2009 unë kan qenë ndër të parët që kanë hedhur idenë e një koalicioni PD-LSI. Nuk do ishte normale për askënd të linte vendin të kalonte prapë në zgjedhje apo situatë kaotike, dhe ndjesia ishte e pranueshme ideja se LSI e kishte të lehtë të bashkohej për qeverisje me PD. Këtë herë unë shoh se vazhdon një përplasje mes PS dhe LSI, gjë që nuk ndodh tek aleanca jonë. Kjo është e ashpër, pasi në Lezhë për shembull kanë kaluar më shumë se përplasje verbale. Shpresoj se kësaj herë PD do marrë aq vota sa të qeverisë e vetme. Ndërsa pjesa tjetër i takon së ardhmes. Mbas një qeverisje 4 vjet bashkë, LSI e ka më të vështirë të sulmojë një qeveri ku ka qenë pjesë vetë. Vendet ku ka drejtuar LSi kanë qenë më të goditurat nga Partia Socialiste.
Si lexohet nga ana juaj kalimi i kryetarit të bashkisë Kukës me LSI-në?
Një kalim i tillë është rast banal, pasi interesat që thuhen nuk janë të mëdha, dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë ndikim sa i përket partive.
A mendoni se do të fitojë FRD mandat në Tiranë?
Topi mezi pret t’i rrahë ndonjë që të përbëjë lajm, si sot. Topi pretendon të marrë vota tek qytetarët e vjetër të Tiranës, autoktonë, por unë mendoj se s’do të marrë. Topi nuk ka patur asnjëherë merita në PD. Ai është vlerësuar për arsyen e vetme se është konsideruar si përfaqësues i qytetarëve të vjetër, autoktonë, dhe nuk ka bërë asgjë për PD.
Sa mendoni se të djathtët e zhgënjyer do të votojnë FRD? A do dëmtojë kjo të djathtën?
Ka njerëz që për arsye të ndryshme janë bashkuar me Topin. Por ata nuk e dëmtojnë PD-në, pasi ata janë bashkuar me Topin për arsye të ndryshme, dhe edhe nëse nuk do ishin me të nuk do votonin PD-në, pasi ato janë vota të lëkundura. Vetë Topi votoi PD-në, dhe kjo tregon se dhe ato janë vota të majta.
A mendoni se një votë e zgjuar mund të kërkojë një qeverisje të balancuar?
Duhet të ulet Berisha që të ulet Rama, me arsyen e rotacionit, pasi s’kanë arsye tjetër se pse duhet të ikë. Kur u fol për ikjen e Nanos, një arsye ishte që t’i zinte vendin Rama.
Si do të veprojë presidenti, do të thërrasë koalicion për të mbledhur qeverinë apo partinë me më shumë mandate?
Kjo çështje nuk është e qartë as në legjislacionin shqiptar. Tashmë është hapur debati. Askush nuk e di se kush do të dalë partia e parë, apo koalicioni i parë. marrim rastin hipotetik, dhe në këtë rast këtë e vendos Presidenti. Kushtetuta është e paqartë lidhur me këtë.
E marrim të mirëqenë se PD do të jetë sërish në qeveri. A do të ndryshohen emrat në qeverisje?
Kjo është një çështje që i takon kryeministrit. Dhe nuk kemi një qeveri hije. Ne mandatojmë kryeministrin.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com