Paloka: Rama bëri ‘kurban’ Tahirin
e Beqajn, turbulloi ndërkombëtarët

Paloka: Rama bëri ‘kurban’ Tahirin<br />e Beqajn, turbulloi ndërkombëtarët
Ish-kryetari i grupit të PD, Edi Paloka nga foltorja e Kuvendit akuzoi Ramën se do të vijojë që të japë koncesione për oligarkët e tij, ndërsa mandatin e parë e mbylli duke bërë ‘kurban’ Tahirin dhe Beqajn duke u lënë të gjitha mëkatet.
 
Sot nuk ka një program për të cilin të diskutojmë, fletëpalosja flet për arritje imagjinare. Asnjë ide apo argumentim si do të realizohen këto objektiva.
 
Edhe LSI nuk mori përgjigje prej Ramës, program nuk ka. Rama nuk ka nevojë për program, nuk kishte në 2013 dhe tani nuk ka, por sikur na kishte paralajmëruar fitoi më thellë.
 
Në katër vitet e para, Rama nuk kishte program qeverisës, por një plan po; që ka filluar me një pallat, një votë dhe që ka vazhduar me parcela me kanabis, tendera dhe koncesione, që turbulloi edhe mendjet e ca ndërkombëtarëve.
 
Rama bëri kurban Beqjan dhe Tahirin, ua la atyre mëkatet e krimit dhe korrupsionit, por ata thjeshtë janë përdorur nga Rama për të realizuar planin e tij, sikur tani këta të tjerët.
 
Ristrukturimi i qeverisë ka qëllim pastrimin e administratës. Ministri i Brendshëm është vëllai i një të dënuari për trafik droge, por nuk duhet ta themi ne, pasi mund të na akuzojnë për luftë klasash
” deklaroi ai. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri