Paloka: Rama kërcënon Nishanin 
 për dekretet, po vepron si etërit

Paloka: Rama kërcënon Nishanin <br /> për dekretet, po vepron si etërit
TIRANE - Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka thotë se kreu i shtetit Bujar Nishani është duke vepruar sipas Kushtetutës sa i përket dekreteve për shkarkimin e ministrit Shkëlqim Cani nga Financat, duke lënë të nënkuptuar se presidenti do të veprojë në respekt të kushtetutës edhe për të firmosur emërimin e dy ministrave të rinj, Ahmetaj tek Financat dhe Milva Ekonomin në ministrinë e Ekonomisë.

Por sipas deputetit demokrat Paloka, deklaratat se kreu i shtetit mund të shkarkohet nga Kuvendi nëse nuk dekreton emërimet, i quan degradim të kësaj qeverie.

"Presidenti e ka dhënë përgjigjen e tij lidhur me këtë cështje dhe sigurisht që po vepron në bazë të kushtetutës. Sa për kërcënimet e Ramës pavarsisht se kë përdor kjo tregon deri në cfarë niveli të degradimit ka arritur kjo qeveri. Një kryeministër që guxon të kërcënojë presidentin ndërkohë që është kryeministtri i qeverisë më të korruptuar tashmë në europë. I qeverisë dhe i parlamentin të mbushur më kriminelë, kryeministri që mbështet në cdo moment krimin dhe korrupsionin guxon dhe nxjerrë pjesë të bandës së tij kriminale që të kërcënojë presidentin. Nuk ka asnjë shenjë që të përkujtojë këtë datë, janë ata janë bijtë e etërve prandaj edhe kto akte si ky që sapo përmendëm kërcënimi ndaj presidentit është vetëm shenjë e një regjimi që është mësuar të verpojë si kanë vepruar etërit" - u shpreh Paloka në një prononcim për mediat.
 
Një ditë më parë ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela Felaj duke iu referuar qëndrimit të presidentit i cili nuk ka dekretuar ende ministrat e rinj të Financave dhe të Ekonomisë, tha se Kuvendi mund të kërkojë shkakrimin e tij nëse nuk vepron sipas kushtetutës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat