Paloka: Rama pengon drejtësinë
PD e LSI kërkojnë zgjidhje politike

Paloka: Rama pengon drejtësinë<br />PD e LSI kërkojnë zgjidhje politike
Ndërsa palët duken larg kompromisit për reformën në drejtësi, demokratët janë të bindur se ajo po pengohet nga kryeministri Rama. Kreu i grupit të PD, Edi Paloka, thotë gjatë një interviste për Report Tv se është pikërisht kryeministri ai që nuk e do këtë reformë pasi i trembet një drejtësie që nuk e ka nën kontroll.

"E vetmja pengese per kalimin e reformën në drejtësi eshte edi rama. Asyea eshtë e qartë , rama donte një reformë në drejtësi që ta vinte nën thundrat e tij. meqë kom i venecias e pengoi atij nuk i intereson më . rama jo vetënm nuk e do refomrën por kam bindjen që i trembet një drejtësie të pavarur nga ai. tashi luan rolin e atij që përpiqet dhe për këtë arsye nxjerrin shkaqe si ai mbledhjes së fundit të komisionit ku vazhdojnë me variantin që ti shohin specialsitet dhe pastaj ne deputetët vetëm të ngremë dorën. Ndëkrohë kjo reformë pikë së pari është politike në duhet të vendosim politikisht se cfarë duhet të realizojmë e pastaj teknikët le të shkruajnë fjalët."-tha Paloka

Kreu i grupit të PD thotë s kjo është një çështje që duhet zgjidhur politikisht. Sipas tij edhe tryeza e komisionit të posaçëm është një zgjidhje politike. Ndërsa për sa i përket qëndrimit të LSI, që është i njëjtë me atë të PD, kreu i grupit të PD thotë se kjo lidhet pikërisht me atë që kërkon Venecia për këtë çështje.

"Tryeza politike eshte komisioni i reofmres aty janë deputetët tryezë tjetër i bie të mblidhen kryetarët e partive në kërkojmë të ketë dialog politik . Cështja të vendoset politikisht se ku duam të shkojmë me reformën. Piketat janë nga Komisioni i Venecias "

Një ditë më parë kreu i kuvendit, Ilir Meta, tha se kjo reformë duhet realizuar pikërisht sipas rekomandimeve të Venecias dhe se për finalizimin e saj nuk përjashtoi edhe një tryezë politike.

"LSI nuk është në të njëjtën linjë me PD por me Venecian dhe me logjikën normale që duhet dialog politik e konsensus"-shtoi Paloka
 

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv