"Koço Kokëdhima iu bashkua listës numër 2 të rilindjes. Koço Kokëdhima iu bashkua listës nr 2 që janë jashtë parlamentit ose në burg. Venidmi i Kushtetueses është mirëpritur nga opozita, publiku por edhe nga një pjesë e grupit socialist. Ka një njeri që nuk e mirëpriti Edi Rama që urdhëroi grupin që të votonte kundër dërgimit në Gjykatën Kushtetuese.Ai bëri përpjekje, bëri presion ndaj gjykatës dhe vonimit të zbardhjes së vendimit për të penguar që Kokëdhima të largohej nga ky parlament. Ata që u larguan janë simboli i vërtetë i parlamentit të Edi Ramës.
Ky është një shtet, shteti i Edi Ramës që kalon nga Tahiri tek Habilajt, nga Koço tek Balilajt, nga cunat e Balës tek Veliaj, nga Rama tek Shullazi. Të njëjtë janë si kriminelët si këta që kanë shkelur Kushtetutën. Ne sot kemi depozituar një amendament kushtetues ku kërkojmë që në vazhdën e dekriminalizimit kriminelët ordinerë, trafikantët e drogës, prostitutave e vrasësit që sot janë në listën nr 2 të rilindjes jashtë këijj vendi, të mos kenë të drejtë të rizgjidhen as në këtë parlament as në institucionet e tjera shtetërore. Ilir Beqajn, nga i dënuar në Gjykatën Kushtetuese na e riktheu në Ministër Shëndetësie. E njëjta gjë po përgatitet me Koço Koëdhimën që pritet ta sjellë Ministër të Turizmit."-tha ai.
Fjala në Kuvend e kryetarit të grupit parlamentar të PD, Edi Paloka