Paloka: Sulmuesi militant i PS
Meta: Ashpërsi ndaj përgjegjësve

Paloka: Sulmuesi militant i PS<br />Meta: Ashpërsi ndaj përgjegjësve
TIRANE - Incidenti gjatë takimit elektoral të liderit demokrat Basha në Ersekë është bërë objekt diskutimi edhe në sallën e Kuvendit në seancën e kësaj të enjteje.
 
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka çeli këtë seancë plenare me akuzat se i riu që qëlloi me karrige në drejtim të vendit ku ndodhej kryedemokrati Basha, është militant i Partisë Socialiste.
 
“U quajt sherr midis vetë militantëve të Partisë Demokratike, ndërkohë që personazhi që ka kryer aktin është jo vetëm militant i Partisë Socialiste, por i lidhur në hallka të ndryshme të pushtetit. Pati reagime zyrtare të turpshme pro që tregojnë se kush janë ata që e kanë orkestruar. U tha se ai ka dashur të qëllojë xhaxhin e tij, akte të tilla tregojnë se kjo qeveri, kryetari i kësaj qeverie ka nisur një rrugë që vetëm në drejtimin e duhur nuk është. Me këto akte vënë përballë një realiteti që nuk i pëlqen e dinë qe në 21 qershor do të përballen me revoltën qytetarë dhe për këtë arsye po bëjnë çdo përpjekje edhe me dhunë”, u shpreh Paloka.
 
paloka

Menjëherë pas fjalës së Palokës, kryeparlamentari Ilir Meta kërkoi masa të ashpra ndaj përgjegjësve të këtij incidenti.
 
meta

Edhe unë do doja të bashkohesha me këtë shqetësim. Nuk dua të vë në diskutim që ka ndodhur një ngjarje e rëndë përderisa është konfirmuar nga partia Demokratike që organizoi mitingun. Besoj se të gjithë jeni dakord që të merren masat më të ashpra ndaj personave përgjegjës dhe çdo akt tjetër që cenon rregullat e një fushate të ndershme dhe që cenon të dëmtojë çdo qytetar aq më tepër kur bëhet fjalë për aktivitete të tilla”, tha kreu i Kuvendit Ilir Meta.

Me tej zyra per shtyp e kreut te Kuvendit Ilir Meta shperndau edhe nje reagim zyrtar per mediat. 

"Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, pasi u njoh me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Ersekë, e dënon atë ashpër dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve të distancohen nga akte të tilla, të cilat dëmtojnë klimën e një fushate elektorale qytetare. Kryetari i Kuvendit kërkon që organet e zbatimit të ligjit të ndëshkojnë në mënyrën më shembullore autorët e këtyre incidenteve të papranueshme. Kryetari i Kuvendit u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe forcave politike të përfshira në fushatën për zgjedhjet e pushtetit vendor, që të distancohen nga elementë që kërkojnë të shkaktojnë incidente e tension dhe të përqendrohen në debatin e alternativave mbi qeverisjen e re vendore, si shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve. Kryetari i Kuvendit u kërkon strukturave të Policisë së Shtetit që me profesionalizëm dhe në zbatim me korrektësi të ligjit, të garantojnë qetësinë dhe mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore dhe të parandalojnë e të mos tolerojnë asnjë akt që cenon mbarëvajtjen e fushatës elektorale". 

Mbrëmjen e së mërkurës 27-vjeçari Suel Liço, tashmë i arrestuar nga policia, goditi me karrige në drejtim të vendit ku Basha dhe përfaqësues të tjerë demokrat drejtonin mitingun, duke lënë të lënduar një të moshuar i cili u godit në kokë. Demokratët nuk nguruan ta cilësojnë një sulm të orkestruar nga aletatët në qeverisje Rama-Meta ndërsa Partia Socialiste përmes kandidatit të saj në Ersekë Arben Malo tha se i riu nuk është militant i majtë dhe se bëhej fjalë për sulm emocional ndaj xhaxhait të tij i cili, sipas Malos, në ato momente po mbante fjalim përkrah Bashës.  

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos