Paloka:Të ndryshojmë qasjen ndaj
elektoratit. Shullazi lidhje me PS

Paloka:Të ndryshojmë qasjen ndaj<br />elektoratit. Shullazi lidhje me PS
LEZHË - Arroganca karshi elektoratit e drejtuesve të Partisë Demokratike solli disfatën e saj në zgjedhjet e kaluara dhe kjo qasje karshi elektoratit në bazë duhet të ndryshojë.

Deklarata është bërë nga nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili mori pjesë në 24-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në Lezhë.

Në fjalën e tij Paloka ka shtuar se mafia po drejton vendin, kjo duke ju referuar edhe çështjes së Shullazit, që sipas tij të gjithë e dinë se është shoferi i Saimir Tahirit.

“Kemi një vit e gjysmë dhe ai zotëria ka arritur një rekord ka arritur të bëjë që qytetarët e tij ta urrejnë . Del Saimir Tahiri dhe thotë denonconi krimin, Saimir Tahiri të gjithë e dinë në Tiranë , sepse e kanë parë, është shoferi i Emiljano Shullazit.” – tha deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka.

paloka ne lezhe

Ndryshe nga vitet paraardhës, ky përvjetor i 24-t i themelimit të Partisë Demokratike në qytetin e Lezhës mblodhi të gjithë ish- drejtuesit e saj dhe militantët. Shumë prej të cilëve prej vitesh nuk ishin pjesë integrale e kësaj force politike.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi dhe si krerët e kësaj force poltike në Mirditë e Kurbin.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!