Paloka: Tërhiqemi nga testi i drogës
nëse rekomandojnë ndërkombëtarët

Paloka: Tërhiqemi nga testi i drogës<br />nëse rekomandojnë ndërkombëtarët
Opozita vijon të këmbëngulë deri në fund ndaj kërkesës së saj për bërjen e testit të drogës nga politikanët. PD-ja mund të tërhiqet vetëm nëse anëtarët e Komisionit të Venecias mund ta rekomandojë heqjen e kësaj pike nga procesi i dekriminalizimit për hir të konsensusit .

Qëndrimi është bërë i ditur nga Edi Paloka, kryetari i grupit parlamentar të PD-së. “Ligji i dekriminalizimit ndodhet në një ngërç, lidhur me testin e drogës. Nuk është kërkesë absurde apo tekë e jona. Njerëzit me pushtet nuk duhet të kenë lidhje me krimin. Kemi informacione se kryeministri dhe ministri i Brendshëm konsumojnë lëndë të forta narkotike. Ne presim rekomandimet e Komisionit të Venecias,” ka thënë Paloka në Kukës gjatë analizës për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Ai ka pohuar se “nëse është e nevojshme të arrijmë një konsensus mbase do të na duhet edhe të tolerojmë”. Megjithatë, sipas tij PD-ja do t’i kërkojë anëtarëve të Komisionit të Venecias që ta shohin me përparësi këtë pikë. Ai ka shtuar se e shikon të pa arsyeshme mungesën e vullnetit për këtë pikë nga PS-ja. Paloka, këto deklarata i bëri nga Kukësi, pas një analizë të degës së PD-së për zgjedhjet e qershorit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Ja si do të duket pas rikonstruktimit shkolla 9-vjeçare ‘Demokracia’ në Durrës

FOTOT/ Ja si do të duket pas rikonstruktimit shkolla 9-vjeçare ‘Demokracia’ në Durrës