Paluze me mollë

Përbërësit:

  • 1 mollë (rreth 100 gr)
  • 2 lugë gjelle shurup sheqeri
  • 1 gotë ujë
  • 1 lugë kafeje niseshte

Përgatitja:

Lahen mollët, përvëlohen dhe grihen në rende. Masa vihet në napë, shtrydhet lëngu dhe futet në një shishe të mbyllur. Bërsitë zihen për 8–10 minuta, kullohet lëngu, hidhet shurupi i sheqerit dhe lihet të marrë valë. Shtohet niseshte e holluar me pak ujë dhe lihet sa të marrë vetëm një valë (pa u trashur shumë). Në fund përzihet me lëngun e freskët të mollës.