Pam Bondi betohet si Prokurore e Përgjithshme e SHBA-së pas konfirmimit nga Senati

Pam Bondi betohet si Prokurore e Përgjithshme e SHBA-së pas konfirmimit nga Senati

Pam Bondi

Washington Pam Bondi u betua si Prokurore e Përgjithshme të SHBA-së këtë të mërkurë, vetëm disa orë pasi Senati konfirmoi emërimin e saj me 54 vota pro dhe 46 kundër.

Emërimi i Bondi-t u miratua të martën nga Dhoma e Lartë e Kongresit me 54 vota pro dhe 46 kundër, ku senatori demokrat John Fetterman nga Pensilvania iu bashkua republikanëve në mbështetjen e saj.

Ajo do të marrë detyrën si zyrtarja më e lartë e zbatimit të ligjit në vend, në një kohë kur Presidenti Trump ka premtuar të ndalë atë që e quan “armatosjen politike” të Departamentit të Drejtësisë dhe ka kërcënuar se do të përndjekë penalisht kritikët e tij.

Ceremonia e betimit u mbajt në Shtëpinë e Bardhë dhe u drejtua nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Clarence Thomas, në prani të Presidentit Trump.

“Argëtohu,” i tha Trump Bondi-t pas betimit, duke shtuar më vonë se ajo do të “shkrijë krimin nga sistemi.”

Pas betimit, Prokurorja e re e Përgjithshme mbajti një fjalim të shkurtër, duke theksuar se është e nderuar të udhëheqë Departamentin e Drejtësisë.

“Do të rikthej integritetin në Departamentin e Drejtësisë dhe do të luftoj krimin në të gjithë vendin dhe në mbarë botën. Do ta bëj Amerikën të sigurt përseri,” deklaroi Bondi.

Trump e zgjodhi Bondi-n pas tërheqjes së kandidatit të tij të parë, Matt Gaetz, i cili ishte në hetim nga Komiteti Etik i Dhomës së Përfaqësuesve.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti