PAM, Rama-Meta: T'i bëjmë ballë
terrorizmit e krizës së refugjatëveFoto/Ja logo për 25 vjet Shqipëri-Izrael

PAM, Rama-Meta: T'i bëjmë ballë<br />terrorizmit e krizës së refugjatëveFoto/Ja logo për 25 vjet Shqipëri-Izrael
Sesioni i 10-të Plenar i Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, (PAM), i cili U zhvillua nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë, çeli sot punimet në Tiranë. Kryeminstri Rama dhe kreu i Kuvendit Meta të pranishem ne mbledhje, e vunë theksin në rritjen e bashkëpunimit mes vendeve të makrorajonit dhe bashkëpunimit në luftë kundër terrorizimit dhe krizës së refugjatëve

"Prandaj sot, më shumë se asnjëherë, nevojitet një koordinim dhe një platformë e përbashkët për të luftuar shkaqet që bëjnë që ky oqean njerëzisht të pashpresë të vijë duke fryrë muaj pas muaji. Të njëjtat shkaqe që çojnë në lulëzimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe nëpërmjet tij në triumfin e skamjes dhe të injorancës. Shkaqe, të cilat mund të adresohen, padyshim, vetëm përmes një bashkëpunim më të madh mes të gjithëve ne, por edhe përmes një Europe strategjike, të gatshme për tu përballuar së bashku sfidat që kurrsesi nuk mund të lihen në shpatullat e Greqisë, të Italisë, apo edhe të Turqisë.

Ne jemi një vend i vogël, por shumë i vetëdijshëm për barrën e madhe të sfidave të kësaj kohe dhe shumë të gatshëm për të dhënë kontributin tonë që të rritet bashkëpunimi midis vendeve tona për të përballuar së bashku këtë dramë që çdo ditë kthehet në një tragjedi jetësh njerëzore përpara syve tanë."
- tha kryeminsitri Rama.

Rama ka nënvizuar se bashkëpunimi në mbarë Europën është vënë në provë pikërisht nga kriza e refugjatëve. 

“Ne nuk jemi prekur nga fluksi i madh i refugjatëve, sepse nuk jemi pjesë e korridorit përmes të cilit ata synojnë të mbërrijnë zemrën e Europës, por kemi qenë dhe mbetemi të gatshëm që të japim kontributin tonë dhe të bëjmë gjithçka mundemi, apo do na takonte në kushtet kur askush nuk mund të bëjë sikur s’kupton dhe për më tepër kur është e pamundur që çka po ndodh të lihet në shpinën e vendeve që e përballin për shkak të pozicionit të tyre gjeografik.

Ne jemi shumë të habitur nga sjellja e disa vendeve të Bashkimit Europian dhe po ashtu edhe shumë të bindur që refuzimi për të ndarë barrën e përgjegjësisë nuk shpëton askënd nga pasojat e mos marrjes përsipër së bashku të kësaj barre.”
, ka shtuar Rama.


(Fjala e kryeministri Rama dhe kryeparlamentarit Meta)

 Fjala e Kryeministrit Rama në Sesionin e 10-të Plenar të (PAM)

Meta: Terrorizmi ka krijuar barriera për lëvizjen e lirë
Ndërkohë në fjalën e tij, kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta tha se terrorizmi ka krijuar barriera për lëvizjen e lirë, duke qenë se problem në këtë drejtim mbetet edhe kriza e emigrantëve. Meta vuri theksin në rritjen e bashkëpunimit mes vendeve të makrorajonit, në mënyrë që t’i bëhet ballë sfidave me të cilat përballen sot këto vende.
 
“Asambleja Parlamentare e Mesdheut ka mbledhur parlamentet e vendet tona për një jetë të begatshme për qytetarët tanë. Sot kjo aleancë feston 10-vjetorin, në sajë të përpjekjeve tona për të qëndruar bashkë ndaj sfidave, me tolerancë dhe bashkëpunim. Në 5-vjetorin e ardhshëm synojmë intensifikimin e marrëdhënieve tona. Ekzistenca e paqes mes popujve tanë arrihet nëpërmjet urave të bashkëpunimit.
 
Në këtë takim jemi të ndërgjegjshëm se makrorajoni ynë kërcënohet nga kriza e lëvizjeve migratore, rikthimi i vatrave t konflikteve në brigjet e Mesdheut. Këto kërkojnë rritjen e bashkëpunimit dhe marrjen e masave për të përballuar këto situata e për të gjetur zgjidhje.
 
Pasojat e këtyre zhvillimeve nuk kanë nevojë për shumë komente. Operacioni i përballimit të këtyre sfidave kërkon intensifikim të bashkëpunimit. Duke qenë vend mikpritës i kësaj asambleje, nuk më takon të shtroj këtu këto çështje të cilat ju do i sillni gjatë punimeve të këtij sesioni.
 
Britania po kërkon daljen nga BE, menaxhimi krizës së emigrantëve është kthyer në një lojë pingpongu, ekstremistët e djathtë janë rritur. Vënia në diskutim e projektit europian duhet të jetë e paimagjinueshme dhe e patolerueshme”
, tha kryeparlamentari Meta.

Presidenti i Asamblesë, Lhou Lmarbouh ka vlerësuar faktin që kjo mbledhje po zhvillohet për herë të parë në Shqipëri dhe ka premtuar angazhimin e tij për ecurinë e mëtejshme të këtij eventi. 

Së bashku të mbrojmë personat në nevojë nga vendet e tjera. Kemi besim tek bashkëpunimi juaj që asambleja të jetë sa më produktive”, ka thënë Lmarbouh.

Fjala e Hapjes nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë

Axhenda e aktivitetit

Në këtë aktivitet mbajtën një fjalë përshëndetëse Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, Kryeministër i Shqipërisë, z. Edi Rama, President i PAM-it, z. Sen. Lhou Lmarbouh. Gjithashtu do të transmetohet dhe një video-mesazh i Sh.T.Z. Ban Ki-Moon, Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
 
Më tej, aktiviteti do të vijojë punimet nga ora 11.30 deri 18.00, lidhur me për çështje të caktuara. Ditën e premte, datë 19 shkurt 2016, në orën 12.15.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?