Pamela Anderson nuk do të kryejë
më marrëdhënie seksuale

Pamela Anderson nuk do të kryejë <br />më marrëdhënie seksuale
Aktorja e njohur Pamela Anderson ka është shprehur për mediat se nuk do të kryejë më marrëdhënie seksuale me asnjë mashkull.

Një deklaratë e tillë vjen si rezultat i pjesëmarrjes së saj në kompeticionin “Dancing With The Stars”. Ajo është duke u ushtruar për të patur një paraqitje sa më të mirë në këtë kompeticion, nga i cili në vitin 2010 u eliminua në javën e shtatë.

“Jam betuar se nuk do të ketë mashkull deri në nëntor. Do të ushtroj më shumë dhe do të mundohem të rri larg telasheve, sepse jam një vetësabotuese”, është shprehur ajo.

Anderson gjithashtu është duke ndërmarrë një fushatë për mbledhjen e votave, madje ka organizuar edhe dy djemtë e saj për të mbledhur sa më shumë përkrahës. Duket se aktorja e njohur e ka marrë mjaft seriozisht pjesëmarrjen në këtë garë e cila nis në 24 shtator.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra