Pamela Anderson ka shijuar pushime në plazhin e Malibusë me bashkëshortin Rick Salomon si kurrë më parë.

Ajo është fotografuar duke bërë hedhje të rrezikshme dhe ushtrime mbi rërë ndërsa Rick e shikon dhe e ruan atë me sy duke i qëndruar pranë.

Ajo tregoi trupin e saj atletik me një palë pantallona të shkurtra të bardha dhe bluzë T-shirt.

pamela anderson

Aktorja kishte marrë me vete edhe qenushët e saj dhe fill pas lojërave fizike ka nisur të luajë me kafshët  duke i ftuar të lahen në bregdet.

Por, Pamela e shfrytëzoi qetësinë e pushimeve edhe për të kaluar disa çaste romantike.

Ajo është ulur në breg bashkë me Rick dhe është mbështtetur tek ai duke i vënë dorën në qafë.

Çifti u martuan në vitin 2007 por kanë pasur kriza dhe sot janë sërsih bashkë pasi “ai është i vetmi mashkull që unë i besoj”, thotë Pamela.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)