Në një fotografi të Zyrës Ovale të datës 28 janar gjendet presidenti i SHBA Donald Trump me ish-këshilltarët. CNN shkruan se fotografia “paraqet kaos” në Shtëpinë e Bardhë.
Në fotografinë e bërë në ditët e para pas ardhjes së Trump në pushtet, shihet presidenti duke biseduar në telefon me kolegun e tij rus Vladimir Putin.
Rreth Trumpit ndodhet shefi i personelit Reince Priebus, strategu kryesor Steve Bannon, zëdhënësi Sean Spicer dhe këshilltari për siguri nacionale Michael Flynn.
Aty është edhe zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence. Vetëm 202 ditë më vonë, dy persona nga fotografia janë ende në Shtëpinë e Bardhë : Trump dhe Pence.
Fillimisht u shkarkua Flynn më 13 shkurt, pas konfirmimit se kishte pasur kontakte me ambasadorin rus para se të merrte zyrtarisht detyrën.
Brenda disa ditësh, në korrik u larguan edhe Spicer dhe Pribus.
I pari u largua me dëshirën e tij, ndërsa i dyti u shkarkua. Bannon ndërkaq u shkarkua më 18 gusht.
CNN shkruan se në kohën e tranzicionit detyra e drejtorit për komunikim iu ofrua Jason Millerit, i cili pranoi detyrën dhe më vonë e refuzoi me arsyetimin se dëshiron të kalojë kohën me familjen.
Në këtë post erdhi Mike Debke. Por, edhe ai u tërhoq pas vetëm tre muajsh.
Shumë detyra deri në atë kohë i mori Spicer, i cili punoi deri në fund të korrikut, kur në vend të drejtorit për komunikim erdhi Anthony Scaramucci.
Por, edhe ky e përfundoi karrierën pas dhjetë ditësh dhe tash në këtë pozitë përkohësisht është 28-vjeçarja Hope Hicks.
“Mos iu besoni lajmeve të rreme. Shtëpia e Bardhë është krejt në rregull. Kam trashëguar kaos dhe tani dua që ta rregulloj”, kishte shkruar Trump në Twitter, më 18 shkurt.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com