Kanadaja ishte vëmendja e botës këtë të enjte teksa zjarret apokaliptike kanë përfshirë vendin dhe tymi i dendur ka pushtuar të gjithë SHBA. Pamjet e pazakonta kanë bërë xhiron e botës ku në 8 shtete nuk shihet drita e diellit për shkak të ndotjes. Cilësia e keqe e arjrit ka thyer përdorimin e maskave covid. Banorët janë lajmëruar të mos dalin nga shtëpitë ndërsa janë paralizuar disa aktivitete. Korrespondenti i Report Tv në SHBA, Denion Ndrenika ka folur për situatën duke thënë se autoritetet në Nju Jork i bëjnë thirrje njerëzve që të shmangin lëvizjen ndërsa shprehet se nuk ka probleme për lëvizjen me transportin publik.
“Që sot në Nju Jork ka nisur shpërndarja e maskave falas. Autoritetet thonë se ajri është i pashëndetshëm. Nëse i referohem disa të dhënave mbi intensitetin e ndotjes, në zonën e Nju Xhersit pranë Nju Jorkut, ndotja është në nivelin e tretë që është më i mirë në krahasim me Nju Jork apo rajon tjetër si Franklin ku ndotja është në intensitetin e 300. Nga 201-300 është alarm shëndetësor.
![]()
Autoritetet në Nju Jork thanë se banorët s’duhet të dalin nga shtëpitë, veçanërisht ata që kanë probleme shëndetësore, për më tepër ata që kanë probleme me mushkëritë. Guvernatorja e Nju Jorkut tha se është gjendje e përkohshme dhe se transporti publik e përballon përmes mekanizmit të filtrimit ajrin e pastër, prea të mos kenë frikë të udhëtojnë me tren apo metro.
Besohet se nga e shtuna do ketë valë tjetër por jo të kësaj natyre”, tha Ndrenika.
Ndërkohë janë mbyllur aeroportet, kopshtet zoologjike, janë anuluar ndeshjet e bejsbollit, ndërsa ekspertët thonë se ekspozimi ndaj niveleve kaq të larta të ndotjes i bën njerëzit më të prirur ndaj të gjitha llojeve të infeksioneve. Ato mund të rrisin rrezikun e sulmeve në zemër dhe të dëmtojnë organet vitale si mëlçia dhe truri.

