Një video e rrallë e publikuar së fundmi sjell një udhëtim të veçantë në kohë, duke treguar fytyrat dhe momentet historike të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990. Pamjet kapin disa nga protagonistët kryesorë të kësaj lëvizjeje që shënoi kthesën drejt demokracisë në Shqipëri.
Në video, mund të dallohen figura të njohura si profesori dhe gazetari Arben Muka, ish-kryeministri Sali Berisha, politikani i ndjerë Gramoz Pashko, aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj, si dhe personalitete të tjera si Musa Ulqini, Remzi Lani, Preç Zogaj dhe Besnik Mustafaj. Pamjet e përfshijnë ata në momente diskutimesh intensive, të kapur mes vendosmërisë për ndryshim dhe vizionit për një të ardhme më të mirë.
Lëvizja nisi natën e 8 dhjetorit 1990, kur rreth 300 studentë marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës. Me kalimin e orëve, turma u rrit, duke arritur deri në 1000 pjesëmarrës. Më 9 dhjetor, studentët paraqitën kërkesat e tyre ndaj presidentit të kohës, Ramiz Alisë, duke kërkuar pluralizëm politik, liri të fjalës dhe reforma demokratike. Këto protesta kulmuan më 11 dhjetor, kur pluralizmi politik u shpall zyrtarisht, duke hapur rrugën për themelimin e Partisë Demokratike.
Megjithatë mes tyre i vetmi që ka mbetur ende ne PD është kryetari i kësaj partie Sali Berisha.
G.K/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Dhjetor, 13:13
Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?
-
Akt kriminal
84.4%
-
Normale
9.1%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 1921
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Ndoshta tek 35-vjetori i PD-së do të shkoj…
14 Dhjetor, 12:40
-
Berisha vijon fushatën e baltosjes ndaj Dumanit, përdor IA për denigrimin e figurës së tij! Demokratët e kryqëzojnë, Açka: Distancohuni
14 Dhjetor, 12:36
-
Namir Lapardhaja: Rreziku përballë të cilit e ekspozoi Berisha bashkëshorten e Dumanit
14 Dhjetor, 12:31
-
Deputetja demokrate Flutura Açka distancohet publikisht nga Berisha: Jam e turpëruar nga VIDEO e tij për Altin Dumanin, kjo nuk është demokraci
14 Dhjetor, 12:03
-
Skënder Minxhozi: Kush votohet në 11 maj, Sali Berisha apo Donald Trump?!
14 Dhjetor, 11:23
-
E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK
13 Dhjetor, 22:56
-
Ylli Pata: Pse Sali Berisha po baltos Altin Dumanin?
13 Dhjetor, 21:52
-
Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, i 'var' shpresat te Trump! Lajmëron protestën tjetër, kryetari i PD-së: Në 23 dhjetor bllokojmë totalisht Tiranën
13 Dhjetor, 21:05
-
Namir Lapardhaja: Nuk ka dilema Rama apo Berisha
13 Dhjetor, 19:32
-
Berisha nuk heq dorë nga skenaret e dhunës, nxit emigrantët: Gjuani me vezë dhe domate punonjësit e ambasadave shqiptare
13 Dhjetor, 14:13
-
Sondazhi i Report Tv, Mentor Kikia: Shqiptarët nuk janë të gatshëm të mbështesin rikthimin e Berishës! SPAK ka rritur besimin e qytetarëve tek drejtësia
13 Dhjetor, 13:57
-
Basha reagon ndaj sulmeve të Berishës: PD s’do jetë kurban i klubit Partizani (VIDEO)
13 Dhjetor, 10:43