Një pamje mahnitëse ka ardhur sot nga bregedeti i Vlorës.
Një grup turistësh që ishin duke eksploruar me gomone gjirin e Vlorës dhe për të shkuar drejt Gadishullit të Karaburunit janë shoqëruar nga delfinët të cilët shpesh herë janë prezent në gjirin e Vlorës dhe shoqërojnë mjetet lundruese.
Nga pamjet e kapura shohim se delfinët notojnë dhe “luajnë” me njëri-tjetrin, ndërsa rrezet e diellit bien mbi detin e qetë.
Numri i delfinëve në ujërat e detit Jon dhe Adriatik është rritur ndjeshëm vitet e fundit, po ashtu janë vënë re edhe specie të tjera të rralla.
Komente

