Një pamje mahnitëse është regjistruar në plazhin e Qeparosë, Himarë.

Disa delfinë janë filmuar duke notuar mbi detin e qetë. 

Kjo nuk është hera e parë që delfinët dhurojnë spektakël në brigjet e Jonit, teksa pushuesit kanë nxituar që këtë moment të bukur ta regjistrojnë.

Numri i delfinëve në ujërat e detit Jon dhe Adriatik është rritur ndjeshëm vitet e fundit, po ashtu janë vënë re edhe specie të tjera të rralla.

Video është shpërndarë në rrjetet sociale nga Ardit Bido dhe Bledi Çuçi.